Zemaj flet “zi e terr” për marrëveshjen: Pika 7, 700 herë më e keqe se marrëveshjet tjera
Zemaj flet “zi e terr” për marrëveshjen: Pika 7, 700 herë më e keqe se marrëveshjet tjera
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zehaj, ka thënë se neni 7 i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është 700 herë më i dëmshëm se të gjitha ujditë e mëhershme.
Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka shtuar se shqetësimi i tij është që do të krijohet një autonomi për serbët në Kosovë.
“As kryeministri Kurti nuk është i vetëdijshëm se ku është ka e futur Republikën e Kosovës në 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme. Konkretisht në pjesën që ndërlidhet me Asociacionin”.
“Por, tash mënyra selektive e interpretimit te vetmenaxhimi, shqetësimi jonë është që po kalojmë të një autonomi për serbët në Kosovë”.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se kjo është pika që synon ta shpjegon dhe elaboron.
Kjo është ajo për të cilën ne po tentojmë ta shpjegojmë, elaborojmë.
“Tash e kemi një kryeministër të vetëm në negociata sepse në të kaluarën ka pasur një harmoni që të shkojë një grup më i zgjeruar dhe të negociojë”.
“Dy vjet ne nuk e kemi ditur se cila është transparenca rreth dialogut dhe tash si bumerang i kemi pikat e kësaj marrëveshjeje”.
“Neni 7, është 700 herë më i keq sesa të gjitha marrëveshjet që në pika të veçanta nuk kanë qenë aq të kënaqshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët tanë”.