Maya Jama “trondit” fansat me fustanin që dukej sikur ishte lakuriq
Kur prezantuesja e Love Island, Maya Jama, shfaqet me stilin e saj në vilë, ajo GJITHMONË tërheq vëmendje.
Prezantuesja mahnitëse, 31 vjeçe, është e njohur për veshjet e saj të guximshme në emisionin e ITV2, por zgjedhja e mbrëmshme ishte një nga fustanet e saj më seksi deri tani.
Kjo ndodhi kur Maya hyri me stil në fund të episodit të djeshëm të Love Island All Stars, shkruan “The Sun”, transmeton “Bota sot”.
Teksa ajo parakalonte drejt vilës, fansat u bindën se ajo ishte “lakuriq” nga mbrapa.
Kjo sepse fustani i Mayas kishte material në ngjyrë nudo që i mbulonte plotësisht pjesën e pasme.
Kjo krijoi iluzionin sikur ajo ishte e zhveshur nga mbrapa. Fansat u çmendën pas këtij look-u seksi, me një që tha:
Kjo krijoi iluzionin sikur ajo ishte e zhveshur nga mbrapa. Fansat u çmendën pas këtij look-u seksi, me një që tha:
“Për një moment mendova se Maya ishte lakuriq!”
Një tjetër shtoi:
“Wooow! Maya! Ai fustan! Duket sikur të është zbuluar pjesa e pasme!”
Ndërsa një i tretë tha:
“Maya duket sikur është lakuriq nga mbrapa!”


