“Bordi i Paqes” shprehje e mirënjohjes dhe miqësisë amerikane
Për një shtet të vogël, siç është Kosova, është privilegj ta zësh një mik të madh, si Amerika. I varfëri, i vogli duhet të jetë gjithmonë gadi, për t`u përgjigjur mikut të madh, me shërbime modeste, siç është edhe bërja e Kosovës pjesë e “Bordit të Paqes.
Jemi dëshmitarë të luftës së përgjakshme në Gaza të Palestinës, e filluar në vitet `60-a. Pajtimin nuk e pranuan organizatat terroriste Hamas dhe Hezbullah, të cilat ngulmojnë në zhdukjen e popullit hebrej, Izraelit, edhe pse ata janë në Atdheun e tyre lindak. Kryetari ikonë i Palestinës, Jaser Arafat, shpjegonte se palestinezët dhe hebrejtë janë fëmijë të dy vëllezërve. Megjithatë, edhe sot pas shumë shekujsh përgjakën mes vete! E dhimbshme dhe alogjike, që vëllazëria të vritën mes vete.
Edhe atëherë kur ndërmjetësohet paqja, shpellarët e Hamasait fillojnë nga e para luftën. Kështu ndodhi edhe në vitin 2023, kur sulmuan pabesisht Izraelin. Dhe vranë tej 1.300 qytetarë hebrejë të pafajshëm. Kundërpërgjigja ishte e përgjakshme. Gaza u kthye në gërmadhë, mijëra të vrarë dhe miliona të shpërngulur dhunshëm.
Populli i përvuajtur i Palestinës, me mashtrim apo dhunë, në zgjedhjet e fundit, e votoi Hamasin kriminal në përmasën 76 %! E dhimbshme dhe tmerruese t`i shërbesh krimit dhe kriminelëve terroristë!
Ndërhyrja pajtuese amerikane, pikërisht, nga presidenti Donald Trump, e ndali luftën. Tani, Gaza e rrënuar duhet rindërtuar. Për këtë kërkohet pjesëmarrje e gjerë donatorësh, fonde prej miliarda eurove, nga Evropa dhe bota. Andaj u krijua “Bordi i Paqes”, i kryesuar nga presidenti Trump.
Shtetin e Kosovës në këtë Bord e kryeson dinjitetshëm presidentja e vendit, Vjosë Osmani-Sadriu. Vetë emërtesa emocionale “Bordi i Paqes”, shprehë humanitet, mirësi dhe fisnikëri. Kosova dhe bota kanë provuar luftërat e përgjakshme dhe shkatërimtare, prandaj kanë ndjeshmëri për njerëzit, popujt e rënë në fatkeqësi. Dhe, i bashkohen “Bordit të Paqes” pa u mëdyshur, duke ofruar ndihmën e tyre materiale dhe morale, “sipas takatit” që kanë.
Kosova, udhëheqja e saj, në rastin konkret presidentja Vjosë, kur është fjala për Uashingtonin, iniciativat që ndërmerrë, nuk e matë peshën, interesin, por e bënë detyrën, si shprehje e mirënjohjes së madhe karshi Amerikës, që na solli lirinë e munguar ndër shekuj. PO-ja e madhe e Kosovës, për t`u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, në Lindjen e Mesme, është një diplomaci e sinqertë. Kosovës iu dha rasti të shprehë simpatinë karshi Uashingtonit zyrtar, pa llogaritur pazaret, sepse borxhi ynë për SHBA është i pamatshëm.
Daniel Server, profesor në Universitetin John Hopkins, një mik i madh i Kosovës, shrehë rezerva për “Bordin e Paqes”, të nismuar nga presidenti Trump dhe aderimin e Kosovës në atë projekt. Ai e quan “Bordin e Paqes” “dhomë për të dëgjuar Trumpin” dhe pyet se çfarë përfitimi pritet nga nënshkrimi i presidentes Osmani?
Profesori Daniel Server është personalitet dhe mbështetës i gjithëhershëm i Kosovës. Ai ka qenë dhe mbetet kritik ndaj politikave të presidentit Trump, kjo edhe për arsye se i përket kampit demokrat. Megjithatë, ai pohon se “e kupton pozicionin e Kosovës, hallet e saj në ruajtjen e sovranitetit, konsolidimin e shtetit më të ri dhe të brishtë të Kosovës”.
Vendet e Ballkanit, në përgjithësi, dhe Koaova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, janë njësoj të rrezikuara nga Serbia, siç është Evropa nga Rusia. Qoftë Ballkani apo Evropa, nuk kanë aleatë tjetër, për t`i mbrojtur përveç Amerikës. Prandaj Kosova duhet ta ruajë, si sytë e ballit”, siç shprehet populli, miqësinë me Amerikën.
Shtetet e Quintit i dinë mirë qëllimet e Serbisë, që përmes Draft-statutit për Asociacionin e komunave serbe, duan ta ndajnë Kosovën. Këtë ua kishte premtuar agjenti i tyre Hashim Thaçi. Dhe, megjithatë, forcat e errëta, bashkëmendimtarë të atyre që kokëtuan dhe u dakorduan me fqinjen armike Serbi, për pazare me tokën e Kosovës, bëjnë çmos për rehabilitimin dhe faljen e krimeve.
Për ndryshim nga profesori Server që ka mirëkuptim me nënshkrimin dhe mbështetjen e “Bordit të Paqes”, opozita PAN-iste dhe bashkëmendimtarët e tyre akuzojnë dhe sulmojnë presidenten e shtetit, Vjosë Osmani, turpshëm dhe kriminalisht. Përformancën e shkëlqyer diplomatike të presidentes, duke fituar zemrat e shqiptarëve vendorë dhe botërorë, por edhe të diplomatëve dhe shtetarëve të Evropës dhe të botës, si dhe personalisht të presidentit Trump dhe ekipit të tij.
Çdo nismë të mirë, në favor të Kosovës, të presidencës Osmani, horrakët zuzarë, rrastë të dyshuar në deklarime dhe veprime, vazhdojnë të jenë palë me Serbinë. Përgatitja supreme intelektuale, guximi intelektual, dinjiteti dhe integriteti i plotë i saj, i tmerron inferiorët profanë, njëherësh argatë të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës.
Presidentja luftarake, Vjosë Osmani, me guxim dhe publikisht, shpifësit mercenarë, individualisht dhe në grup, i ka demantuar me fakte dhe bindshëm. Në këtë grup bënë pjesë edhe një ish-president-agjent me kartelë, i cili, nga foltorja e Parlamentit, shpifi për babain e Presidentes, edhe pse ai kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të FARK-ut të Dr. Ibrahim Rugovës, i arrestuar dhe dënuar me burg politik, për pjesëmarrje të armatosur kundër soldateskës serbo-sllave. Këtë shpifje vazhdojnë ta mbllaçisin këlyshët e këshilltarit të trefishtë, Baton Haxhiut, të cilët, tashmë, janë të penalizuar për një serë shpifjesh monstrume të porositura.
Kosova bashkëthemeluese e”Bordit të Paqes”, Presidentja Vjosë mori vëmendje botërore!
“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit”, – ka arsyetuar nënshkrimin për aderim në këtë projekt presidentja Vjosë Osmani.
Arsyetimin e pjesëmarrjes të Kosovës, në “Bordin e Paqes”, e shpjegon, në sintezë dhe bindshëm Presidentja, në fragmentin sipër. Është një rast unik që një presidente -par exellence, të urrehet kaq shumë dhe subjektivisht nga një opozitë ultra destruktive, por që admirohet në shumësinë absolute nga populli dhe shqiptarët e kudondodhur.
Është e ulët dhe cinike, kur eksponentë të strukturave partiake akuzojnë Vjosë Osmanin se “e shkatërroi LDK-në!” Jam dëshmitar okular, kur më 25 maj 2015, në Kuvendin e 8-të Zgjedhor, paraqiti kandidaturën për kryetare të LDK-së. Klani Isa Mustafës e përballi me klauzolën e shtuar në statut 51+1 dhe votimin e hapur, si mundësi konkurrimi! Ajo reagoi ashpër, duke u larguar nga salla dhe e zemëruar deri në lot. Sepse heshtën, si peshqit, të 355 delegatët e Kuvendit, duke pranuar votimin e hapur, praktikë kjo komuniste dhe fashiste, për ta mbajtur pushtetin, dhunshëm dhe turpshëm. Krejt njëjtë, nga frika e konkurrencës, bodiguardët e ministrave të Isa Mustafa e tërhoqen zvarrë nga salla e Konventës kryetaren e Degës të LDK-së, për Gjermani, Donikë Gërvallën. Dhe, kanë fytyrë të deklarohen se “nuk e votojmë Vjosë Osmanin!”
Është domethënës fakti se presidenti Trump paragjykohet njësoj si presidentja Osmani. Të gjitha vendimet që marrin dhe veprimet që bëjnë, ua quajnë për personalizim dhe karrierë! Tendencë e turpshme, e denigruese dhe shpifje hapur e lexueshme. Vërtet, Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me hu në krah, sepse pararendësit demokratë e kishin lënë “llugë” politikën e brendshme dhe të jashtme.
SHBA ndjehen të tradhtuara nga aleati i parë Evropa. “Mos hapni tubacionin e gazit nga armikja Rusi, se ajo po vjelë miliardat e eurove nga Evropa”! “Shtoni buxhetin e Mbrojtjes të vendit nga 2 % në 10 %”, përsëri refuzuan! Presidenti Trump rriti tarifat doganore, jo vetëm shteteve armike, por edhe atyre partnere. Madje, për disa shtete ku sundojnë shtetarë banditër, me krime e hajni zyrtare, njësoj si Kosova dikur.
Trump ndërpreu financimin për 76 organizata dhe shoqata, kinse, humanitare, jo qeveritare, abuzuese me fondet miliardëshe. Dhe, e arsyetoi vendimin e tij ai, sepse këto organizata dhe shoqata udhëhiqen nga e majta botërore, përkatësisht, Rusia, madje kundër vetë financuesës kryesore Amerikës. Janë këto organizata majtiste, në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat kanë pushtuar media e shkruara dhe vizive, me mercenarët e paguar, që ia kanë zënë frymën të djathtës gjithëshqiptare. Kujtoni Eugen Cakollin, përfaqësues të “Institutit Demokratik”, kur e mbështet Gjykatën Kushtetuese se “votimi i fshehtë i kryetarit dhe organeve kuvendore është i jashtëligjshëm”, duke bërë bllokadën, gadi një-vjeçare dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të serishme.
Edhe ndryshimin e ligjit për 77 shtete, për marrjen e vizave dhe të shtetësisë amerikane, Trumpi e korrigjoi, pasi 45 % e ardhacakëve nga Shqipëria dhe Kosova, jetojnë si parazitë, nga djerësa e qytetarëve amerikanë. Parazitër të ngjajshëm vijnë edhe nga shtete tjera të cituara në vendim.
Pse arriti të fitojë Trump mandatin e dytë, edhe pas dhjetra akuzave të bëra nga gra të përdala, të cilat synonin të zhvatnin nga mliarderi karizmatik Trump, dhe të tjera akuza nga kampi politik kundërshtar? Sepse ai lansoi slloganin se “Amerika mjaft ka punuar mjaft për botën, tani, duhet të punojë, së pari, për qytetarët amerikanë”. Kjo ishte edhe përzgjedhja amerikane.
“Bordi i Paqes” është në shërbim të -Rendit të Ri- botëror. Ky na kujton presidentët Regan dhe Bush, por, për nga shërbimi i drejtpërdrejtë edhe Bill Clinton, me ndërhyrjen humanitare, me “Apaçet” e tij, për ta shpëtuar një popull të mundur, nga fashizmi serbo-sllav.
Politika e Jashtme e Kosovës ka qenë dhe mbetet në duar të sigurta. Ata që instrumentalizoheshin nga Vuçiqi, me bandën e tij, duke qenë të shantazhuar me dosje penalizuese, për krime faktike, kryesisht, vrasjet serike të kundërshtarëve politikë shqiptarë, nuk janë me në poste drejtuese të Kosovës. Të paktën, lidershipi qeverisës aktual, përgjatë këtij 5-vjeçari qeverisës, janë dëshmuar si roje besnike të Atdheut-Kosovë, me gjithë presionin e vazhdueshëm të Beogradit zyrtar, të disa aleatëve të saj, si edhe opozita PAN-iste, palë me Serbinë, madje në kundërshtim me të gjitha vendimet që ndërmerrte qeveria Kurti 2, për shtrirjen e sovranitetit “cep me cep” të vendit!
Pjesëmarrja e shteteve, për të ndihmuar një popull të sakatosur nga lufta, e parathotë obligimin, përveç solodarizimit moral, edhe atë material financar. Është përmendur shifra prej 1(një) miliardë euro për Kosovën, por presidentja Vjosë Osmani e ka sqaruar se me rrastin e nënshkrimit të pjesëmarrjes vullnetare në “Bordin e Paqes”, nga askush nuk është përmendur ndonjë shumë të kontributit material. Megjithatë, është brenda mundësive të Kosovës të solidarizohet, me një shifër modeste, qoftë edhe me 10 % përqindshin e 1 (një) miliardëshit. Këtë çështje duhet ta këtë diskutuar edhe me të zotin e kuletës, shefin e qeverisë, Albin Kurtin, i cili, pa u hamendur, e aprovoi pjesëmarrjen e Kosovës në “Bordin e Paqes”.
SHBA dhe bota përparimtare e humanitare kanë derdhur miliardat për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Gjermania me habi pyet: “Ku mbeten të 5 (pesë) milardët e eurove dhuruar Kosovës?! Por, heshtja e pushtetarëve të kohës ka qenë e korracuar. Pasuritë marramendëse të “komandantëve” japin përgjigjën e saktë.
Kosova nuk guxon të bie pre e propagandës të agjentëve shqip-folës, në shërbim të Beogradit. Trump është i përmbushur në ambiciet e tij personale , duke arritur kupolën president i Amerikës në dy mandate. Veprimet e tij nuk janë personalizuese, por vendime prej një burrështetasi dhe njerëzore.
Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në “Bordin e Paqes”, nuk mund të reduktohet si çështje personale, por është përfaqësim i drejtpërdrejtë i shtetit të Kosovës, si qëndrim perspektiv i Amerikës për Kosovën. Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj Kosovës, daton qysh në nismë të pluralizmit. Dhe, kulmon me bombardimin meritor të Serbisë dhe deri ke deklarimi-porosi i Bushit junior “kur është boll, është boll”, tashmë e bërë proverbiale, duke rezultuar me Shpalljen e Pavarësisë të Kosovës.
Dhe, kjo është përgjigje për të gjithë llapaqenët gojëkëqinj, që duke shpifur e denigruar një presidente brilante, si Vjosë Osmani, duan ta kthejnë në hiç nismen madhore e fisnike të SHBA-së, siç është “Bordi i Paqes”, për t`i dhënë fund një gjakderdheje prej afro 8(tetë) dekadash.
Përpjekja pozitive e presidentit Trump, për ta promovuar shtetin e Kosovës në familjen e madhe pro Perëndimore dhe në sferën amerikane, nuk fillon me presidentin aktual Trump. Por, është interesim dhe mbështetje e hershme amerikane, qysh nga para Shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë. Këtë e dokumenton doajeni i gazetarisë dhe i diplomacisë gjithëshqiptare, Faik bej Konica. Dhe, në vitin 1915 presidenti Ëilliam Vilson bëri ndërhyrjen vendimtare, për mos coptimin e Shqipërisë. Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë, me Mbretërinë e tij më liberale dhe pro Perëndimore në Ballkan, vuri bazat e miqësisë me Amerikën Demokratike. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), agjentët e Serbisë dhe të Rusisë, Enver Hoxha, me byroistët e tij stalinistë, ndërpreu marrëdhëniet me shtetet Perëndimore dhe Amerikën, për ta sunduar Shqipërinë, popullin e saj, në mënyrën kaluar fashizmit.
Megjithatë, Amerika mbajti në agjendë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, duke u dhënë strehë të gjithë atyre atdhetarëve, kundërshtarë të komunizmit namkeq, si dhe duke denoncuar para botës kriminelët pushtetarë, hafije të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe llumëhanës komuniste botërore, përmes Axhencisë famoze “Zëri i Amerikës”.
Me fundin e monizmit, me pluralizmin në fillim-vitet `90-a, përfaqësuesit shpirtërorë dhe faktik, të popullit shqiptar, në Shqipëri dhe Kosovë, respektivisht, Prof. Dr. Sali Berisha dhe Dr, Ibrahim Rugova, ripërtrinë miqësinë dhe bashkëpunimin me Evropën, Amerikën dhe botën demokratike.
Deputetët e Kosovës duhet të mburrën me presidenten e tyre dhe të shqiptarëve të Kosovës, Vjosë Osmanin, duke e vlerësuar si privilegj, që u ka rënë për hise një presidente unike. Ajo ka mençurinë dhe intuitën e duhur, për ta bërë diplomacinë shtetërore, së bashku me kryeministrin Kurti dhe Ministrinë e Jashtme.
