Kurti jep detaje: Asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar në marrëveshjet e kaluara nuk ishte pjesë e propozimit evropian
Kurti jep detaje: Asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar në marrëveshjet e kaluara nuk ishte pjesë e propozimit evropian
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti se në këtë kuadro ishin dy pika kyçe të takimit si, formalizmin e pranimit të marrëveshjes bazë të propozuar nga BE-ja e të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA dhe fillimin e diskutimeve për planin e zbatimit të kësaj marrëveshje.
“Më lejoni të theksoi se shpesh herë ka keqkuptim në këto dokumente. BE ka publikuar vetëm një dokument, marrëveshjen bazë në mes Kosovës dhe Serbisë.Plani i zbatimit duhet të negociohet dhe ato s’kanë filluar ende.Në takimin e 27 shkurtit isha pjesëmarrës në dy lloj takime. Fillimisht bilateral me Borrell dhe Lajçak e pas kësaj në takimin trilateral ku prezent ishte edhe Vuciq. Në këtë takim i ofrova BE-së nënshkrimin zyrtar si kryeministër të marrëveshjes bazike që duhej të nënshkruanin edhe palët e tjera e të miratohej në një samit të BE-së.Propozimin tim e refuzoi menjëherë presidenti serb, refuzimi i tij ishte i natyrës kategorike gjë që e bëri publike edhe vetë ai pas daljes nga takimi.Qëndrimi i Borrell është se ky dokument nuk do të diskutohet më, pra ka një format të finalizuar dhe për këtë arsye ai është shpallur në ueb-site zyrtar të BE-së. Të dyja palët janë pajtuar në një pozicion të tillë por s’nënkuptohej se palët e kanë pranuar zyrtarisht marrëveshjen.Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit, fillimisht sipas procedurës së kontraktimit të shteteve.Refuzimi për nënshkrim nga Serbia është nënshkrues se nuk janë dakord me përmbajtjen e s’kanë gatishmëri për ti dhënë formë juridike një marrëveshje të tillë.Ka një dallim të madh ndërmjet pranimit të një teksti të një marrëveshje si një dimension simbolik dhe pranimi për t’i ndërmarrë obligimet juridike ndërkombëtare të saj”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.
Tutje ai tha se e para është pa asnjë pasojë juridike e politike e dyta ka pasoja juridike e politikë të gjitha në nivel ndërkombëtarë të të gjitha marrëveshjeve.
“Presidenti serb e ka refuzuar të dytën, pra po refuzon të pranojë marrëveshjen si kuadro i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët me të drejtë ndërkombëtare.Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime, por do të duhej të ishin një pikënisje mbi vlerësimin racional se për kë është e favorshme një marrëveshje e tillë e për kë jo. Ju sugjeroj të mos prodhoni argumente në publik e që janë në linjë për ata që e kundërshtojnë…Ata që thonë se kjo marrëveshje nuk ka njohje De-Facto e kanë barrën e provës se pse atëherë e refuzoi me nënshkrim zyrtar presidenti serb.Ata që thonë se kjo marrëveshje nuk përqendrohet do të duhej të mendoj se pse presidenti serb e Kjo përbënë një hap të rëndësishëm në mes dy shteteve të pavarur. Ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, pavarësinë dhe heqjen dorë nga pengesat e heqjes dorë nga organizatat ndërkombëtare dhe njohjen e simboleve shtetërore e kështu me radhë.Marrëveshja mundëson një projekt paqe e që e shndërron në obligim ligjor marrëveshjes finale. Ajo i hap rrugë vendit tonë për anëtarësim në NATO, e nënshkrimin e një partneriteti të të paqes me NATO-n. Statusin e kandidatit në BE anëtarësimin në Këshillin e Evropës e kështu me radhë. Kam vërejtur se ka shumë keqkuptime e informacione të pavërteta në disa prej pikave të marrëveshjes. Premisa bazë e imja si kryeministër është se s’do të lejoja të negociohej asgjë që synon territorializimin…Asnjë nga kjo, asnjëherë. Gabimet politike të qeverive të kaluara s’do të përsëriten asnjëherë, e do të bëjë përpjekje maksimale që ato gabime t’i eliminoj e t’i reduktoj substancialisht që të mos jenë pengesë për karakterin unik të Republikës sonë”,shtoi Kurti.
Kurti tha se shumë detaje nuk mund t’i thotë, por mendja e shëndoshë e ka lehtë ti lexoj ato nga tekstet e rëndësishme.
“Në këtë pikë mund të theksoj se i vetmi nen ku ka problem në këtë marrëveshje, është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara e që ka një konsensus ndërkombëtare që ato duhet zbatuar.Pra është Neni 10, në fjalinë e fundit, e cila përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhen zbatuar.Ju duhet ta kuptoni këtë si një detyrim të tërësisë e paqartësisë që e shoqëron në tërësi e jo si diçka të veçantë të një elementi të një marrëveshje, pra marrëveshja Thaci-Daciq, 2019 të ratifikuar në këtë Kuvend, e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa-Vuciq, më 25 gusht 2015 mbi Asociacionin. Pra marrëveshja bazë i vendos ato në tipe të kategorive.E kam pranuar se ekziston një thes me marrëveshje dhe për ti zbatuar rreth 40 marrëveshje duhet të sigurohemi që ato duhet zbatuar sipas rrjedhës kohore e që ka autorizim kushtetues e ligjor për t’i zbatuar. Prandaj edhe kur thuhet se duhet të zbatohen lexoni fjalitë deri në fund, sepse nuk thuhet se vetëm janë zbatuar. Nëse më pyesni a duhet zbatuar ato që i gjithë komunitet ndërkombëtar pret të zbatohen sepse janë ratifikuar e miratuar nga qeveritë e mëhershme, përgjigja ime është po, por vetëm nëse zbatohen të gjitha dhe në përputhje me përcaktimin kushtetuese dhe ligjore të Kosovës duke respektuar demokracinë e të drejtat e njeriut e simetrinë. Nuk lejoj veçime vetëm në një. Më lejoni t’u garantoj se asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar kategorish në marrëveshjet e kaluara, nuk është përfshirë në marrëveshjen bazike dhe nuk është pranuar”,shtoi Kurti.
Sipas tij të gjithë ata që thonë se “ne paskemi pranuar një element të ri në marrëveshjen bazike janë të keqinformuar ose ju mungon racionaliteti në vlerësim”.
Sipas kryeministrit nëse do të fliste më gjerësisht në lidhje me këtë do ta dëmtonte qëndrimin e Kosovës në kuadër të dialogut.
“Qeveria jonë është e gatshme të shkojë në do takim të nivelit të lartë dhe një gjë e të tillë do ta bëjë në takimin e radhës në qytetin e Ohrit, ku ka një pajtim ku bazohet në udhëheqjen e BE-s e në të cilën premisë në shtetet e BE-së do të duhej të krijohej një substancë”,tha ai./Lajmi.net/