TË FUNDIT

Reagon Faton Peci, akuzon Gurin e LDK-së për kallëzim të rrejshëm penal

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot ka qenë në Prokurori për të dhënë sqarime lidhur me kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit Paris Guri.

Peci ka theksuar se, sikurse gjithmonë, ka qenë transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në shpjegimet rreth rolit të tij si ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i drejtohet organeve të drejtësisë me kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm, duke akuzuar ish-deputetin se ka orkestruar një fushatë shpifjesh dhe insinuatash të pabaza kundër tij.

Në fund, Peci ka theksuar se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat dhe përpjekjet për baltosjen e emrit të tij nuk do ta ndalin nga puna dhe angazhimi për Kosovën.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit të saj të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës, Paris Guri.

Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës.

Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, duke deponuar një kallëzim të rrejshëm penal kundër meje si minister. Për fund, dua të përsëris dhe t’ju siguroj se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën! Vazhdojmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *