Kurti thotë se zgjedhja e presidentit të ri është hapi i katërt, e pranon se është takuar dhe ka komunikim me Osmanin
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në një paraqitje për media nga QKUK ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, shkruan Express.
Sa i përket takimeve dhe kontakteve me presidenten aktuale Vjosa Osmani, Kurti ka thënë se është në kontakt me të dhe se është takuar, megjithatë thotë se zgjedhja e të parit të shtetit është hapi i katërt, meqë duhet themelohet Kuvendi, zgjidhen nënkryetarët dhe të bëhet Qeveria e re.
“Sa i përket takimit me presidenten, padyshim që jemi në komunikim edhe jemi takuar, por ta keni parasysh që ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultateve, kemi nevojë për tre hapa paraprak, konstiuimin e Kuvendit, kryetarit e pesë nënkryetarëve, pastaj është formimi i Qeverisë dhe duhet të fillojmë menjëherë me marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.
