OPINIONTË FUNDIT

“SKIFTERI do të fluturojë mbi Dardani”, Aliu fton publikun të shohë LIVE projektet K1, VTOL dhe FPV

Prodhuesi i dronave, Ridvan Aliu ka reaguar ndaj raportimeve të fundit mediatike, duke i cilësuar ato si narrativa me prapavijë politike. Ai ka theksuar se nuk është i përfshirë në politikë dhe se angazhimi i tij lidhet ekskluzivisht me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Sipas Aliut, projektet që janë vënë në qendër të vëmendjes publike, përfshirë K1, VTOL-in dhe FPV-të, janë të hapura për t’u parë nga afër nga kushdo që plotëson kushtet e sigurisë.

“Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër LIVE projektet tona është i mirëpritur, me kusht që të kalojë background check-un sipas protokolleve tona të sigurisë,” ka deklaruar ai.

Aliu ka theksuar se përpjekjet për të diskredituar këto iniciativa nuk mund të ndalin ëndrrat dhe vizionin e studentëve dhe të rinjve të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se mbi 1600 studentë janë të përfshirë në këto projekte, rezultatet e të cilave, sipas tij, pritet të shihen së shpejti në mbarë vendin.

Postimi i plotë:

Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan.

Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë.

Nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, GABON rëndë.

KY ËSHTË VETËM FILLIMI!

Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës.

SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *