TË FUNDIT

Ja në cilin qytet të Maqedonisë do të takohen Kurti-Vuçiq -Borell

Ohri i Maqedonisë së Veriut do të jetë qyteti ku do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë që është paralajmëruar të ndodh me 18 mars.

Kjo u bë e ditur nga vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Palët në takimin e 27 shkurtit në Bruksel janë pajtuar që të mos ketë më takime për planin franko – gjerman./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *