Shqiptari shkakton senzacion në Kupën e Botës, në podium! Sllovenët habiten
Ndërsa Federata Franceze e Skive ka siguruar një vend shtesë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, Alexis Pinturault nuk arriti të përfitojë, duke u renditur vetëm i 26-ti në sllallomin e madh të Schladmingut.
Në anën tjetër, Alban Elezi Cannaferina shkëlqeu dhe arriti podiumin e parë të karrierës në Kupën e Botës’, shkruan media franceze “Le Parisien”.
Shqiptari me prejardhje nga Shkupi, la gojëhapur të gjithë me paraqitje fantastike.
“Alban Elezi Cannaferina mbeti i habitur nga paraqitja e tij, pasi regjistroi kohën më të shpejtë në zbritjen e dytë.
Drejtuesit e Federatës Franceze të Skive kanë tashmë një kandidat të ri serioz për t’u marrë në konsideratë. Pas njoftimit për një kuotë shtesë olimpike, gara e sllallomit të madh në Schladming pritej të sillte qartësi: kë të zgjedhin për këtë vend të fundit? Alexis Pinturault, Thibaut Favrot, apo dikë tjetër? Përgjigjja mund të jetë Alban Elezi Cannaferina.
Skiatori 22-vjeçar mahniti me paraqitjen e tij, duke regjistruar kohën më të shpejtë në zbritjen e dytë, mbeti pas fituesit të garës, Loïc Meillard. Pas vendeve të 14-ta dhe 12-ta në Supersllallom të madh dhe në lëshim Kitzbuhel, Elezi Cannaferina u ngjit për herë të parë në podiumin e Kupës së Botës, pikërisht në Schladming.
I renditur i 8-ti pas zbritjes së parë, ai befasoi të gjithë duke përfunduar i treti, në një sllallom të madh të jashtëzakonshëm, në momentin ideal, kur kishte pak për të humbur dhe gjithçka për të fituar.
Vendimi i Federatës Franceze nuk do të bëhet publik deri të mërkurën në mbrëmje, por dy favoritët kryesorë zhgënjyen. Thibaut Favrot, i 17-ti në nisje, doli shpejt nga pista dhe praktikisht humbi shanset për Olimpiadë.
“Ëndrra olimpike ndoshta po më ikën sot”, u shpreh ai mes lotësh në zonën miks”, shkruan mes tjera media franceze.
