OPINIONTË FUNDIT

Mercenari, banditi dhe rrugaçi më i madh i këtij vendi është vetë Ramaduro!

Bota ka parë shumë diktatorë. Disa prej tyre megjithëse mizorë, kanë qenë serioz dhe te publiku nuk janë shfaq as si mercenarë, as si rrugaçë! Edhe banditizmin përpiqeshin ta fshihnin, së paku në të gjallë të tyre. Por Edi Rama, alias Ramaduro, është diktatori mizor i një lloji të veçantë. Edhe rrugaç, edhe mercenar, edhe bandit me pushtet:

Është mercenar i Sorosit dhe mbi të gjitha mercenar i Aleksandër Vuçiq. Nxori në ankand Kosovën, me qllëim që pasuritë e saj t’ia falte Serbisë. U bë i flaktë me Open Balkan dhe deri diku ia arriti që Serbinë ta bëjë lider të Ballkanit. Luftoi fermerët e vendit të tij, mjafton që Batoni, devollët dhe fermerët serbë të shisnin produktet e tyre në Shqipëri. Sulmoi nga Beogradi, Ohri, Shkupi, Novi Sadi e Tirana si mercenar, si rrugaç dhe si bandit liderët e Kosovës, pse ata nuk iu bindën të bëheshin pjesë e projektit të Serbisë.

Ai është mercenar i bandave kriminale e mafioze. Rrugaç e bandit si vetë kriminelët dhe mafiozët e karteleve të drogës. Para tyre është zvarranik. U bindet për gjithçka. Edhe për të emruar kandidatë për deputetë e kryetarë bashkish në listën e sigurt të përfaqësuesve të tyre. Edhe për të emruar ministra, drejtorë dhe komisarë të policisë. Madje edhe për të mbështetur Irenat me pesë mbiemra. U bindet bandave dhe grupeve kriminale dhe mafioze kur ata kanë nevojë për të grabitur tokat e shqiptarëve. Kjo ka ndodhur në shumë raste, por rasti i Vlorës me mafiozin Shehu dhe ai i Velipojës me vrasësin Gjoka janë shënuar si më të spikaturit.

Eshtë i pamëshirshëm me qytetarët e tij. Dhe mercenar i axhendave të shpopullimit të Shqipërisë. Si rrugaç dhe mercenar ai gëzohet kur shqiptarët lëshojnë trojet e veta, heqin dorë nga pronat që kanë e nga familja kur ata ikin pa kthyer kokën mbrapsht te Shqipëria e Edi Ramës!

Ramaduro është mercenar i kompanive të qeverisë, të cilave ai iu ndan buxhetin e shtetit për të rindarë fitimet me ta. Për hir të së vërtetës me kompanitë e ologarikisë shqiptare ka një lloj ndërvartësie mercenarizmi dhe rrugaçllëku. Ramaduro i përdor këto kompani për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhje dhe për të lobuar për pushtetin e tij kudo nëpër botë. I përdor edhe kur këto kompani i urdhëron t’u paguajnë miliona (euro) banditëve të këtij vendi si ata të Hakmarrjes për Drejtësi apo Shullazit! Kompanitë fitojnë miliona e dhjetra milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë me rritjen dhjetë fish të kostove fiktive për punët që marrin. Ndërvartësi mercenarizmi dhe rrugaçëllëku që në pak vende njihet e aplikohet.

Por edhe formalisht Ramaduro është një rrugaç i klasit ekstrem. E kemi parë se si fyen kolegët e tij në parlament. Ka shokuar jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt me sjelljet e tij rrugaçërore në samite, në takime, në pritje dhe në përcjellje, deri në samitin e NATO-s. Si bandit e mafioz pranoi në zyrën e tij njerëzit e Sinaloas. Si rrugaç e mercenar është sjellë kur ka kërkuar që Perendimi e NATO ta mirëkuptojnë Serbinë, pse ajo nuk vendos sanksione ndaj Rusisë. Mercenarizmi i Ramaduros ishte i tejskajshëm kur nxiti me servilizëm presidentin Macron që të kërcënonte Kosovën me anulimin e liberalizimit të vizave. Nuk ka rast dhe skenë, aq më pak të ketë ndonjë prapaskenë, në të cilën Edi Rama të mos jetë sjellë si mercenar, bandit dhe rrugaç. Jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë Shqipërisë!

Si rrugaç i tha kryeministrit te Kosoves, se “Ti je gomar”! Kjo ndodhi në nëntorin e vitit 2018 në Pejë! Si bandit ai e bëri deputet vrasësin e protestuesve të 21 janarit 2021! Po ashtu si bandit Edi Rama bashkë me M.B ideuan, organizuan dhe paguan grushtin e një banditi tjetër ndaj Sali Berishës në vitin 2022. Ai dha urdhër banditësh kur u mor peng dhe u kërcënua ish-ortaku iu baxhanakut të tij, nga Agasi i famshëm! Me këtë cilësi veproi kur urdhëroi marrjen peng të Erion Velisë dhe nxjerrjen e tij nga qelia në 2 të mbasmesnatës për ta kërcënuar që të mbyllë gojën! Si bandit kërcënoi edhe zevendësin e tij, Arben Ahmetaj, me vrasje e likuidim fizik, pse ai po fliste për korrupsionin e kryeministrit! Banditizmi, mercenarizmi dhe rrugaçeria e Edi Ramës është e pashembullt jo vetëm në Shqipëri! Prandaj dhe etiketa që përpiqet t’u vendosë protestuesve të opozitës të së shtunës së kaluar është jashtë mode! Sa më shumë përdor fjalor të tillë gangsterësh e banditësh, aq më shumë i afrohet fati i Maduros e madje edhe i Jakunoviçit të Ukrainës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *