INTERESANTE

Luftë, biçikletave elektrike? Amsterdami ndalon përdorimin në parqet publike

Qyteti i Amsterdamit planifikon të ndalojë biçikletat elektrike të njohura si “fatbike” apo biçikleta me goma të trasha, nga parku qendror i qytetit, duke thënë se këto mjete, të cilat janë bërë popullore mes të rinjve dhe korrierëve të shpërndarjes së ushqimit, janë kthyer në një rrezik, raporton A2 CNN.

Ky vendim pasqyron tensionet që lidhen me rritjen e shpejtë të biçikletave elektrike në një nga qytetet më të famshme të çiklizmit në botë, ku më shumë se gjysma e 800 mijë banorëve të qytetit përdorin biçikletën çdo ditë.

Fatbiket janë të pajisura me bateri të mëdha, goma të trasha dhe korniza të rënda. Ato pëlqehen për stilin, aftësinë për të transportuar pasagjerë dhe faktin se arrijnë shpejtësi të larta pa shumë pedalim, shkruan A2 CNN.

Kritikët thonë se ato drejtohen në mënyrë të pakujdesshme në rrugët për biçikleta dhe parqe të mbipopulluara. Në tetor, spitalet holandeze konstatuan rritje te personave të lënduar gjatë përdorimit fatbike, veçanërisht në grupmoshën 12-15 vjeç. (A2 Televizion)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *