OPINIONTË FUNDIT

Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Kosova ka pranuar të mërkurën ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar ftesën si një nder të veçantë.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit për të përfaqësuar Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, duke qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara në ndjekje të një bote më të sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu rolin e SHBA-së në arritjen e paqes në Kosovë, duke shtuar se sot Kosova qëndron fuqishëm si aleate e Amerikës, e gatshme për të kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e paqes.

Sipas Reuters, Kosova, një vend ballkanik me rreth 1.6 milion banorë, është aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, e cila mbështeti pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *