“Që kur erdhi ‘bekimi’ i Edi Ramës, u pa qartë se…”, familja e veprimtarit Haki Imeri “godet” ashpër Lumir Abdixhikun
Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar atë për humbjen e besimit të elektoratit dhe për mosmbajtjen e premtimit për dorëheqje pas humbjes zgjedhore.
Sipas deklaratës, LDK-ja pretendohet se është “e kapur” nga një rreth i ngushtë njerëzish pa vlera rugoviane dhe pa moral politik.
Ata kërkojnë largimin e Abdixhikut, duke paralajmëruar se kushdo që nuk reagon do të mbajë përgjegjësi për, siç thuhet, shkatërrimin e partisë.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-Operatori i shërbimeve të errëta, i katapultuar në krye të LDK-së Lumir Abdixhiku ka një mision shkatërrimin e LDK-së,andaj edhe nuk jep doreheqje ..
-Ai humbi.
-Premtoi dorëheqje.
-Nuk dha dorëheqje.
-Sot flet për “reforma”.
-Cilat reforma , mashtrues i paskrupullte?
-Ti humbe besimin e elektoratit dhe akoma provon te shitesh me tutje?
-Çfarë ke për t’i thënë votuesit të LDK-së?
-Pse nuk mban fjalën?
-Pse nuk largohesh?
-LDK sot nuk drejtohet nga një kryetar, por është e kapur.
-E kapur nga një grup i ngushtë njerëzish te Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit..
-Njerëz pa frymë rugoviane.
-Pa moral politik.
-Që nga dita kur platforma u ndërrua me “Rrugën e Re”, dhe kur erdhi bekimi i Edi Ramës, u pa qartë:
këtu ka dorë djalli.
-Te gjithe ata qe thirren ne filozofine rugovjane dhe nuk kerkojne largimin e tij, do te jene bashkefajtor ne shkaterrimin e LDK-se.
-Dhe historia do ta mbajë mend këtë.
