TË FUNDIT

Pas 18 vitesh në detyrë, Leutrim Tërshnjaku jep dorëheqje nga Policia e Kosovës

Pas 18 vitesh në detyrë, Leutrim Tërshnjaku jep dorëheqje nga Policia e Kosovës

Leutrim Tërshnjaku, pas 18 vitesh pune në Policinë e Kosovës, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tërshnjaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

“Sot pas më shumë se 18 vitesh përvojë pune në POLICINË E KOSOVËS, e kam dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen time vullnetare. Ishte kënaqësi që pata mundësinë të kontribuoj sado pak në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, racore apo religjioze, vlera këto të kultivuara dhe mirëmbajtura në POLICINË E KOSOVËS që nga fillimi i funksionimit të saj”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Tërshnjaku i ka uruar shëndet dhe suksese kolegëve të tjerë që janë pjesë e policisë, duke mos përmendur ndonjë arsye për dorëheqjen e tij.

Kujtojmë se dorëheqja e Tërshnjakut vjen në kohën kur kushtet e zyrtarëve policorë në Kosovë kanë qenë temë diskutimi, duke marrë parasysh edhe reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës e cila dje është ankuar për mospërfshirjen e rrezikshmërisë në pagën e policëve në Ligjin e ri të Pagave. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Tërshnjakut:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *