TË FUNDIT

Gjenden dy fëmijët e humbur në Pejë

Gjenden dy fëmijët e humbur në Pejë

Janë gjendur në gjendje të mirë shëndetësore dy fëmijët nga Peja, të cilët nga nënë e tyre ishin raportuar si të humbur.

Lajmin për gjetjen e fëmijëve e ka konfirmuar nëna e dy fëmijëve Ardiana Kelmendi, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e policisë të Rajonit të Pejës, Fadil Gashi është shprehur se ky rast nuk ishte raportuar në polici, por ë konfirmon se fëmijët janë gjendur.

“Rasti nuk është lajmëruar në polici, por fëmijët pasi kanë përfunduar orarin e procesit mësimor ishin larguar për një kohë. Ani pse, rasti nuk është lajmëruar në polici, nëna e tyre e ka konfirmuar se fëmijët janë gjendur.”, ka thënë Gashi./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *