TË FUNDIT

​Kosova dhe Jordania nënshkruajnë planin bilateral ushtarak

​Kosova dhe Jordania nënshkruajnë planin bilateral ushtarak

Me ftesë të Komandës së Forcave të Armatosura të Jordanisë, po qëndrojnë në vizitë zyrtare drejtori i Departmentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Sylejman Cakaj dhe major Mentor Ibrahimi.

Sipas njoftimit, gjatë takimeve me autoritetet zyrtare jordaneze, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen.

“Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve, u nënshkrua Plani bilateral për vitin 2023. Ndër të tjera, autoritetet e larta ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për çka u vlerësua lart nga kolonel Cakaj, i cili shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *