TË FUNDIT

Autori i krimit në Tiranë e kishte vrarë edhe gruan e tij të parë në 2007-tën, dalin detaje tronditëse

Autori i krimit në Tiranë e kishte vrarë edhe gruan e tij të parë në 2007-tën, dalin detaje tronditëse

Është zbuluar e kaluara e frilkshme e Ramazan Hutrës, njeriut që vrau mesditën e sotme gruan dhe kunatën e tij.

Alketa Hysa, 36 vjeçe, ish-bashkëshortja e Ramazan Kutës një nga viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet.

Plumbat e kallashnikovit të Ramazanit i kanë marrë jetën edhe Etleva Kurtit, motra e Alketës.

Ramazani dhe Alketa ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin, ndërsa ai ishte dënuar për dhunë në familje, dënim të cilin e kishte përfunduar më 16 shkurt të këtij viti.

Ndërsa pa u mbushur dy javë, ai qëllon me vdekje gruan e tij.

Vrasja e Etleva Kurtit ne Bathore, ende nuk ka autor të identifikuar deri në këto momente ndërsa bilanci i ngjarjes në Paskuqan është:

Mevlute Hysa viktimë

Hasime Dafku viktimë

Elena Hysa e plagosur

Kujtime Hysa e plagosur

VRASJA E GRUAS NE 2007-n

Por e shkuara e Ramazan Hutrës nuk mbaron me kaq.

Kjo pasi në vitin 2007 në atë kohë 25 vjeccar, ai do të vriste gruan e tij Dafina Havalja, ngjarje kjo e ndodhur në Kukës.

Në 16 dhjetor të vitit 2007 ai do të arrestohej për vrasjen me thikë të vajzës, me të cilën ai bashkëjetonte në atë kohë në një banesë me qira në një lagje të Tiranës.

Sipas dëshmisë së familjarëve të viktimës në atë kohë, dhëndrri ua kishte pohuar në telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pajetë i Dafinës.

Familjarët kanë treguar se në momentin e telefonates, Hutra ndodhej ende në Shqipëri, ndërkohë që policia kishte dyshime të forta se 25-vjeccari kishte kaluar kufirin me Greqinë. Pavaresisht këtyre Hutra do të ndalohej nga policia e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *