U raportua se Bekim Jashari do të propozohet nga Kurti për president
Kujtim Hajdaj nga Guxo ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit lidhur me kandidaturën për President të Kosovës.
Së fundmi, u raportua se Bekim Jashari mund të propozohet nga Kurti për postin e presidentit, por Hajdaj e mohoi këtë skenar.
Ai e quajti lajmin “të rrejshëm” dhe theksoi se, pavarësisht disa propozimeve të tjera, Albin Kurti dhe koalicioni i madh fitues mbështesin pa rezervë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë.
Postimi i plotë:
Ky është lajm i rrejshëm..
Mund t’ketë propozime tjera.., por Albin Kurti dhe koalicioni i madh fitues e mbështesin pa rezervë Presidenten, Vjosa Osmani, edhe për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Kosovës i duhet edhe një mandat presidencial me Vjosën, sepse sot për sot, në Kosovë s’ka figura politike e as personalitete tjera që e kanë aftësinë politike dhe përgatitjen profesionale për të udhëhequr me mirë me Kosovën dhe për ta përfaqësuar atë dinjitetshem përpara bashkësisë ndërkombëtare.
