Murati jep detaje nga “Superpuna”: Mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar dhe mbi 1 mijë marrëdhënie pune
Murati jep detaje nga “Superpuna”: Mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar dhe mbi 1 mijë marrëdhënie pune
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje të reja në lidhje me projektin e titulluar “Superpuna”.
Ministri Murati tha se për vetëm tri javë, statistikat e marra nga Superpuna tregojnë se janë mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar.
Po ashtu ai theksoi se janë mbi 2 mijë punëdhënës të cilët ofrojnë punë, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu ai bëri të ditur se janë mbi 1 mijë e 500 pozita të lira pune për të rinjtë 18 deri në 25 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Për vetëm 3 javë, statistikat e Superpuna duken kështu:
🔹 mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar
🔹 mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë
🔹 mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime
Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç./Lajmi.net/