Të paktën 32 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi
Të paktën 32 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi
Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.
Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.
Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.
Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.
“Ka pasur shumë pjesë të mëdha të çelikut”, ka thënë Vassilis Polyzos, banor lokal që ka shkuar menjëherë në skenën e aksidentit.
“Trenat janë shkatërruar plotësisht”.
Ai ka thënë se njerëzit kanë qenë të çorientuar dhe të frikësuar teksa kanë dalë nga treni.
“Njerëzit, natyrisht, kanë qenë të frikësuar – shumë të frikësuar. Ata kanë kërkuar përreth, nuk e kanë ditur as ku janë”, ka thënë ai.
Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.
Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.