TË FUNDIT

Sveçla: AME e mobilizuar për përballimin e vërshimeve dhe zjarreve në vend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ditëve të fundit vendi është përballur me vërshime në disa komuna, ndërsa institucionet përgjegjëse janë mobilizuar me kapacitetet e tyre maksimale për menaxhimin e situatës.

Sipas Sveçlës, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME) ka qenë në terren për të reaguar sa më shpejt dhe për ta tejkaluar situatën me sa më pak pasoja për qytetarët dhe pronën e tyre.

Përveç vërshimeve, ministri bëri të ditur se njësitë e zjarrfikësve janë përballur edhe me zjarre të përmasave të ndryshme, ndër to edhe zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Ai theksoi se zjarri u lokalizua falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit të tyre të vazhdueshëm.

Passive Income
28-годишната милионерка од Куманово споделува како станала богата
Дознај повеќе
“Tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri”, thuhet në deklaratën e ministrit Sveçla.

Në fund, ministri shprehu falënderime për të gjithë pjesëtarët e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, zjarrfikësit, ekipet e kërkim-shpëtimit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucionet lokale, si dhe qytetarët, për solidaritetin dhe angazhimin e treguar në ndihmë të të prekurve dhe në minimizimin e dëmeve nga këto fatkeqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *