TË FUNDIT

“Kosova është e paprekshme!”, Ngjela “shpërthen” ndaj Vuçiqit: Terrorist antishqiptar që gënjen për…!

“Rendi botëror ka rënë!”. Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku diskutoi me tonë kritike për operacionin amerikan për kapjen e mikut të tij në Venezuelë, Nikolas Maduro.

“Pas veprimeve në Venezuelë, është plotësisht e qartë se rendi publik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk zbatohen”, theksoi Presidenti serb, duke shtuar se ligji i forcës dhe ligji i më të fortit po dominojnë botën.

“Pra, ju e shihni që nuk ka parime. Kjo është arsyeja pse ne jemi veçanërisht të shqetësuar për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244, e cila është pezulluar de facto, por jo de jure, nga fuqitë e mëdha, siç është Turqia. Ato po e armatosin me shpejtësi Prishtinën. Një kërcënim i veçantë për sigurinë e Serbisë është aleanca ose bashkimi i sapokrijuar i Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, i cili po zhvillohet në një fushë të gjerë që përfshin zhvillimin e përbashkët të sistemeve komplekse luftarake nga automjetet katër me katër deri te armët dhe mjetet më të fuqishme”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia po e monitoron nga afër këtë dhe po përgatitet për mbrojtje kundër atyre që pretendoi se tani po bëjnë “kërcënime të hapura” ndaj Serbisë.

E në lidhje me këtë deklaratë të Vuçiqit kundër Kosovës dhe ankesat e tij, foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Si fillim, ai u shpreh se Serbia që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës është e ‘trembur’ dhe me frikë përmend shtetin shqiptar.

Sipas tij, Vuçiqi në vazhdimësi flet kot kundër Kosovës.

“Gjithë këtë politika e Serbisë, pas pavarësisë së Kosovës, është e trembur. Tani dihet botërisht se Vuçiq është një terrorist antishqiptar, por ndërkohë nuk po e ka të thellë ndihmën e Rusisë, prandaj flet përçart.

Dhe me frikë përmendet Kosova.

Por sot Kosova është një shtet i pavarur kurse Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s.

Prandaj bota shqiptare me të dy shtetet e saj në Gadishullin tonë ëshrë e sigurt.

Kurse Vuçiq flet kot për të gënjyer ekstremizmin serb, i cili çdo ditë flet për Kosovën”, shtjelloi ai.

Krahas kësaj, Ngjela tha se serbët ende janë injorantë dhe nuk e pranojnë faktin që Kosova është shtet sovran.

Madje, sipas tij, Vuçiq e kupton, por gënjen me qëllim se kinse Kosovën do e marrë me luftë.

“Kurse serbet në politikën e sotmen janë injorantë.

Po ende nuk e kuptojnë dot këta që Kosova është çliruar pas bombardimit që NATO i ka bërë Beogradit!

E kuptojnë, por Vuçiq bën sikur nuk e kupton pasi ai po gënjen ekstremin e Serbisë që do ta marrë Kosovën me luftë.

Kurse në Kosovë sot ka trupa amerikane.

Dhe këtu mbyllet çdo diskutim i trallisjes Vuçiq”.

Më tej, avokati shqiptar tha se Serbia nuk ka mundësi ta sulmojë Kosovën, pasi ende ka trupa amerikan në shteti tonë.

Për këtë, ai konsideron se nuk ka rrezik nga Beogradi.

“Po si ka mundësi që Serbia të sulmojë Kosovën kur në Kosovë ka sot ende trupa amerikane?

Prandaj kuptohet se Vuçiq bën politikë spekulative për të bindur ekstremin serb se Vuçiq shpejt do ta marrë Kosovën.

Prandaj është e kotë të diskutohet më për ndonjë rrezik që mund të ketë Kosova nga Serbia.

Dhe më duhet të theksoj me siguri absolute se garancia e pavarësisë së Kosovës sot është e sigurt, kurse për Shqipërinë nuk mund të ketë diskutim për ndonjë rrezik, sepse ajo sot është anëtare e NATO -s.

Dhe këtu mbyllet gjithçka”, shpjegoi Ngjela.

Ndër të tjera, ai foli edhe për bashkëpunimet në nivel ushtarak mes dy shteteve shqiptare, derisa potencoi se është domosdoshmëri anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Megjithatë, kërkoi nga shtetet shqiptare të punohet më shumë dhe të thellohen marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri- Kosovë.

“Por më duhet të theksoj se sot në Ballkan janë dy shtete shqiptare, por ende këta shtete, Shqipëria dhe Kosova, nuk e kanë një aleancë ushtarake Tiranë- Prishtinë.

Dhe kjo duhet të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse Shqipëria është sot një shtet anëtar i NATO -s.

Dhe kuptohet qartë që një aleancë ushtarake Shqipëri Kosovës është domosdoshmëri, sepse kjo indirekt e fut edhe Kosovën në Aleancën e Atlantikut NATO.

Prandaj, domosdoshmërisht duhet të ngrihen edhe më lart marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri- Kosovë.

Sot është një fat i madh historik që ne shqiptarët kemi dy shtete të pavarur në Evropë, por që ende nuk po shohim marrëdhënie të thella ndretnike Shqipëri-Kosovë. (!)

Por le të shpresojmë se të dy kryeministrat shqiptarë do ta kuptojnë arsyen kombëtare shqiptare në këtë kohë.

Të shohim”, përfundoi Spartak Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *