Rashkoviq: Vuçiqi pranoi pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB
Sanda Rashkoviq-Iviq, nënkryetare e Partisë Popullore të Serbisë, ka thënë se presidenti serb Vuçiq, mbrëmë në Bruksel pranoi pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.
“Përveç Kosovës së pavarur, ai pranoi rrugën e saj drejt Kombeve të Bashkuara, shkëmbimin e ambasadorëve dhe Asociacionin e Komunave Serbe e tregon si një fitore të paparë.
Edhe pse tashmë është e qartë se Asociacioni nuk do të jetë ajo që thonë organet e tij”, ka thënë Rashkoviqi-Iviq për Danasin.
Sipas saj, Vuçiqi u largua nga Kuvendi pa platformë për bisedime dhe nuk i shpjegoi atje lëvizjet e tij.