Diskutohej për mos kalim të pragut, por AAK-ja mbetet brenda Kuvendit, njohësit tregojnë sa ulëse mund t’i takojnë
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas përplasjeve dhe bllokadave politike disa mujore, përfunduan me fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar 100% të rezultateve preliminare.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjevevtë së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.
Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.
Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.
Drenori: AAK-ja, mbetet brenda parlamentit të Kosovës me 6 deputetë
Analisti Xhavit Drenori në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbetet brenda pragut zgjedhor me një përqindje prej rreth 5.1–5.4%, duke siguruar 6 deputetë në parlament.
“Në bazë të debatit të mbajtur mbrëmë pas daljes së rezultateve dhe nga eksperëtët të cilët realisht bëjnë kalkulimet e votave, del që Aleanca megjithatë mbetet brenda pragut, por përqindja e saj mund të bie 5.2%, 5.1%, 5.3% deri në 5.4%, pra, AAK-ja, mbetet brenda parlamentit të Kosovës me 6 deputetë sipas së cilit konstilacion”, deklaroi ai.
ImageXhavit DrenoriFoto galeri
Cakolli: Prania e AAK-së në Kuvend është veçse çështje e mbyllur tanimë me rezultatet e procesuara.
Eugen Cakolli nga KDI vlerëson se, praktikisht, AAK-ja do ta kalojë pragun zgjedhor dhe prania e saj në Kuvend është thuajse e sigurt.
ImageEugen CakolliFoto galeri
Ai shpjegon se në rast të moskalimit të pragut, mandatet e AAK-së do të shpërndahen te partitë e tjera, duke çuar LVV-në në 59–61 mandate, PDK-në në 25 dhe LDK-në në 16, por sipas përvojës dhe rezultateve të procesuara deri tani, kjo duket e pamundur.
“Ndonëse teorikisht ende nuk është e mbyllur çështja e pragut meqenëse do të varet numri i përgjithshëm i votave, që besoj që në fund të procesit do të mund t’ afrohet vlerës së prej një milion votueshish, megjithatë ky është skenari më ekstrem ku pothaujse të gjitha votat do të vijnë me postë e do të validohen që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Prandaj, parë nga aspketi praktik dhe nga përvoja në zgjedhjet e kaluara, duket tashmë e sigurt që AAK-ja do ta kalojë pragun meqenëse nëse nuk do ta kalojë numri i votave të shkojë mbi një milion dhe AAK-ja të mos marrë gati asnjë votë që është parktikisht e pamundur.
Prandaj, unë besoj që prania e AAK-së në Kuvend është veçse çështje e mbyllur tanimë me rezultatet e procesuara.
Nëse AAK-ja nuk do ta kalojë pragun, do të jetë nën 5%, atëherë në mesin e 6 ulëseve sa i ka tashmë të sigurta AAK-ja, tre prej tyre do t’i shtoheshin partisë së parë, dy partisë së dytë, dhe një partisë së tretë.
Kjo do të nënkuptontë që me rezultatin aktuat, LVV do t’i kishte mes 59-61 mandate, PDK do të shkonte nga 23 në 25 ndërsa LDK-ja do të shkonte në 16”, dekalron ai për “Bota sot”.
