LIVE: Afër 70% e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezultatet e përditësuara!
Numërohen afro 70% e votave për deputetë, këta janë top pesë më të votuarit nga secila parti
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura të dielën e 28 dhjetorit po vijon ende.
Deri në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, është bërë numërimi i 68,5 për qind të votave, përqindje kjo e cila nuk e ka ndryshuar top pesëshen e partive.
VV: Albin Kurti 240,263 Vota, Glauk Konjufca 187,285 Vota, Albulena Haxhiu 98,092 Vota, Hekuran Murati 97,208 Vota dhe Donika Gërvalla 87,303 Vota.
PDK: Bedri Hamza 109,795 Vota, Arian Tahiri 50,873 Vota, Përparim Gruda 47,331 Vota, Uran Ismaili 37,295 Vota dhe Sala Jashari 34,428 Vota.
LDK: Lumir Abdixhiku 53,314 Vota, Hykmete Bajrami 33,484 Vota, Ukë Rugova 29,489 Vota , Avdullah Hoti 26,200 Vota dhe Doarsa Kica-Xhelili 25,958 Vota.
AAK: Ramush Haradinaj 27,779 Vota, Daut Haradinaj 17,151 Vota, Besnik Tahiri 16,465 Vota, Bekë Berisha 12,110 Vota dhe Agim Çeku 11,242 Vota.
