TË FUNDIT

PO-ja ‘mjeshtrore’ e Albinit, ia prishi planet Vuciqit dhe Putini!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Albini e ‘fitoi’ radunin e pare, sepse e tha ate, qe ishte DOMOSDO E PATJETERSUESHME, PO’në. Vuciqin e la me gishta ne goje. Ia hodhi mjeshtërisht, sepse Vuckoja, po e priste JO’në e Kuriti….

Vuciqi ne Bruksel kishte shkuar me JO’në e mirepaketuar, qe ishte produkt i kercenimeve, presionit te fuqishem nga Moska e Beogradi, lojërave te tipit vuçqiane “po me kercenojne” anetaret e Grupit Wagner, e ne vecanti presionit nga ambasadori rus ne Beograd. Ymiti (shpresa) e Vuciqit, ishte se Albini do t’i thoshte “JO”, propozimit franko-gjerman. Megjithate, Albini u tregua me strateg – s’e kapi karremin…, i tha PO, Propozimit.

PO’ja e Albinit, ia prishi te gjitha planet edhe Vuciqit, por sidomos MOSKES së Putinit.
Prandaj, qendrimi i Albinit duhet vleresuar jashtzakonisht, sepse Mosken e Beogradin zyrtar i futi ne nje labirint tjeter rrjedhimisht duke i vene para ‘aktit te kryer’. Kurti mjeshterisht e luajti lojen, sidomos me verejtjet dhe kritikat e vazhdueshme te cilat i shpaloste pikerisht me Propozimin, te cilat e here pas here preknin skajshmerisht edhe kritiken konstruktive, duke lene pershtypjen se “KURTI DO T’I THOSHTE JO” Propozimit franko-gjerman.

Pikerisht ky eshte KARREMI i Albinit, te cilin Vuciqi e hëngri bashke me ambasadorin rus ne Beograd, gjë e cila ndikoi edhe tek krijimi i SHPRESES se rreme per ambasadorin rus ne Beodrad dhe sidomos Vuciqin, “se Albini do t’i thoshte JO, Propozimit”!

Karremin e Albinit e hëngri Vuciqi dhe ambasadori rus, prandaj mbreme kreu i Serbise doli para mediave si i dhjerë. I deshperuar, i lodhur e raskapitur. Albini ne paraqitjen e tij, ishte krejtesisht e kunderta e Vuciqit.

Mediet qe jane jashte kontrollit te Vuciqit ne Beograd, njesoj edhe analistet neutralë, te njejtin vleresim e shpalosen mbereme pas perfundimit te takimit. Sipas tyre, Vuciqi e humbi “raundin e pare”… “Albini u deshmua me i shkathtë!”

Gjithsesi, 18 marsi per kur eshte planifikuar takimi i radhes, do te jete percaktues… Behet fjale per dokument te panegociueshëm: MERRE ose LERE, prandaj nuk e di se cila mund te jete arsyeja eventuale – PRO ose CONTRA firmosjes se Propozimit nga ana e Vuciqit, me daten e sipershenuar?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *