Fitorja e Kurtit dhe autoblinda ‘SHOTA’, Shala: Kosova drejt fuqisë dhe sovranitetit të plotë
Publicisti shqiptaro-amerikan Hafiz Shala ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me prezantimin e modelit të autoblindës “SHOTA”, e cila pritet të prodhohet në fabrikën e armatimit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një shenjë të fitores së madhe shtetërore nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Shalës, emërtimi i autoblindës me emrin e heroinës kombëtare Shote Galica, nga Drenica heroike, përfaqëson jo vetëm simbolikë historike, por edhe forcim të kapaciteteve shtetërore dhe ushtarake të vendit. Ai vlerëson se ky sukses është rezultat i udhëheqjes pesëvjeçare të Kurtit, me pritshmëri për vazhdim edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Në analizën e tij, Shala thekson se Kryeministri Kurti ka dëshmuar lidership të pastër, të drejtë dhe të guximshëm, duke lënë përshtypje të fortë sidomos në takimet e nivelit të lartë ndërkombëtar. Ai e përshkruan Kurtin si politikan me njohuri të gjera në gjeopolitikën ndërkombëtare, veçanërisht në raportet mes superfuqive botërore – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Rusisë.
Ai vlerëson gjithashtu bashkëpunimin institucional mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke i konsideruar ata meritorë për shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore të vendit dhe për, siç shprehet ai, “pastrimin nga grupet terroriste që kishin penguar funksionimin e rendit kushtetues”.
Силна потенција дури и после 70 години! Рецептот е едноставен
Alpha Male
Болките во зглобовите и грбот ќе исчезнат преку ноќ!
Nautubone
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Prostamid
Postimi i plotë:
Ardhja e modelit të autoblindës “SHOTA”, emri i heroinës sonë kombëtare nga Drenica jonë e kuqe heroike, e cila do të prodhohet në fabrikën e armatimit të Republikës së Dardanisë, është shenjë e fitores së madhe nën udhëheqjen pesëvjeçare të Kryeministrit Albin Kurti, me vazhdim edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Nën udhëheqjen e tij të pastër, të drejtë, të guximshme dhe me zgjuarsinë e tij të paparë, të cilën e ka manifestuar jo vetëm në aspektin e zhvillimeve të politikës së brendshme, por posaçërisht në takimet e nivelit të lartë ndërkombëtar, ai ka lënë përshtypjen e një politikani me njohuri të gjera në kuadër të gjeopolitikës ndërkombëtare, me theks të veçantë kur janë në pyetje superfuqitë botërore: SHBA, Kina dhe Rusia, të cilat janë në garë për marrjen e supremacisë, fillimisht ekonomike e më pas ushtarake. Nga fuqia ekonomike varet ajo ushtarake, prandaj fati ynë si shtet i ri dhe në tranzicion është që Amerikën e kemi jo vetëm afër nesh, por edhe brenda nesh, në të gjitha aspektet.
Udhëheqja jonë shtetërore, tani me Kryeministrin në krye të Qeverisë, z. Albin Kurti, me shpresën dhe besimin që në krye të shtetit ta kemi pa dyshim edhe Presidenten, znj. Vjosa Osmani, që të dy janë meritorë për sukseset e arritura, si në aspektin e krijimit të sigurisë dhe shtrirjes së sovranitetit edhe në pjesën veriore, e cila ishte e penguar nga forcat terroriste. Kjo do të thotë se më në fund erdhi edhe pastrimi nga këto grupe, deri te çlirimi i veriut.
Në politikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, znj. Presidente ka merita të mëdha, të cilat u kurorëzuan edhe me katër njohje të reja, heqjen e masave ekonomike dhe përkrahjen e SHBA-ve përmes masave të sigurisë kombëtare. Shpresoj edhe në disa njohje të reja nga shtetet mosnjohëse të BE-së.
Dardania, më në fund, do të ecë me hapa të sigurt drejt ardhmërisë së saj, gjithnjë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse udhëheqja jonë ka vepruar në përputhje me interesat amerikane, siç ishte rasti i përkrahjes së Ukrainës dhe pranimit të refugjatëve, në bashkëpunim me SHBA-të.
Me padurim po e pres rezultatin zyrtar për të festuar, por kam një sugjerim edhe për VV-në: ju lutem të keni paraqitje normale, pa kurrfarë ofendimesh ndaj partive opozitare. Duhet të krijohen marrëdhënie vëllazërore duke eliminuar diskursin e negacionit, e gjithë kjo në të mirë të vendit.
Votuesit e Republikës së Dardanisë, sot, para botës demokratike në radhë të parë, por edhe para aleatëve tanë, me kulturën dhe mirësjelljen e tyre civilizuese, na e zbardhën fytyrën si popull dhe si shtet.
Mburem me ju, populli im i dashur dhe i respektuar, pa limit.
