OPINIONTË FUNDIT

“‘E pamundura’ u bë realitet me Kurtin” – Geci flet për veriun e Kosovës – ‘godet’ figurat që synonin ndarjen

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj diskursit politik të viteve të fundit për veriun e Kosovës, duke deklaruar se qeveria e Albin Kurtit ka rrëzuar përfundimisht narrativën e “pamundësisë” së shtrirjes së sovranitetit.

Në një reagim të gjatë në Facebook, ai thotë se ajo që për më shumë se një dekadë u paraqit si ndarje e pashmangshme, ishte në fakt mungesë vullneti politik, ndërsa sot faktet në terren dëshmojnë se veriu nuk ishte i humbur, por i lënë pas dore, përcjell “Bota sot”.

Geci akuzon ish-udhëheqës dhe figura publike se e normalizuan ndarjen, ndërkohë që veprimet e fundit të qeverisë, sipas tij, kanë treguar se shteti funksionon kur ka vendosmëri institucionale.

Shkrimi i plotë

Kurti e ktheu veriun – ata që thanë se ishte e pamundur sot po heshtin

Si u rrëzua narrativa e “ndarjes së përhershme” dhe kush e promovoi atë për vite me radhë

Për më shumë se një dekadë, qytetarëve të Kosovës u është servirur një narrativë e rrezikshme: se Veriu i Mitrovicës nuk mund të integrohej, se ishte “realitet i ndarë”, se çdo tentativë për shtrirje të sovranitetit ishte e pamundur dhe e rrezikshme.

Këtë narrativë nuk e përhapën vetëm struktura të Serbisë, por edhe politikanë vendorë, ish-kryeministra, analistë dhe figura publike, të cilët sot po flasin njësoj si atëherë ,edhe pse realiteti i ka demantuar.

Kur Albin Kurti dhe qeveria e tij ndërmorën hapa konkretë për shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri, u vërtetua se ajo që ishte shpallur “e pamundur” ishte në fakt një mungesë vullneti politik.

Për vite me radhë, qytetarët e mbajnë mend diskursin publik të figurave si ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili fliste për “ndarje faktike” dhe relativizonte sovranitetin;

— zëra politikë dhe analistë që përsëritnin se “mjaft është mjaft” dhe se Mitrovica ishte realitet jashtë kontrollit të Kosovës; e përmbysi Kurti.

— bashkëqeverisjet PDK–LDK, të cilat pranuan marrëveshje që forcuan Listën Serbe dhe strukturat ilegale në veri,është një fakt i pa mohushem.

— Në atë kohë, Isa Mustafa ju thonte qytetarëve:

“Po shkoni te ura e Ibrit, pi vendoseni dorën mbi tel dhe kthehuni mbrapsht nese ua mbanë shtyne telin e dilni matanë.”

Sot, faktet janë ndryshe.

Qeveria Kurti: e theu atë tel simbolik, jo me fjalë, por me institucione;

— shpërndau grupe të armatosura dhe struktura ilegale;

— arrestoi dhe procedoi dhjetëra persona të përfshirë në veprimtari kriminale;

— disa i vrau disa i përhani,disa ikën në serbi;

— e çoi çështjen e krimit të organizuar deri në mekanizma ndërkombëtarë;

— e riktheu kontrollin shtetëror atje ku për vite u tha se shteti nuk hynte dot.

Ndërkohë, figurat si Dada Lume që dikur deklaronin publikisht se “Veriu nuk është i Kosovës”, sot ose heshtin, ose vazhdojnë ta relativizojnë suksesin.

Deklarata të reja nga figura politike si Lumir Abdixhiku dhe Hykmetja e bija boshnjakes,e cila thonte se problemi nuk është lista serbe problemi është Kurti, të cilat përsërisin logjikën e vjetër të dorëzimit, dëshmojnë se problemi nuk ishte veriu ,problemi ishte qasja politike e shtetit.

Historia po flet qartë:

Veriu nuk ishte i humbur. Ishte i lënë pas dore.

Ata që për vite Polari e paraqitën ndarjen si realitet të pashmangshëm, sot përballen me faktet në terren dhe me deklaratat e tyre të regjistruara – të thëna me gojën e tyre.

Qytetarët kanë të drejtë të pyesin:

— Kush e normalizoi ndarjen?

— Kush e quajti sovranitetin “aventurë”?

— Dhe kush, më në fund,e dëshmoi se shteti funksionon kur ka vullnet?

Videot mbeten. Deklaratat mbeten. Edhe e vërteta po ashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *