Industria e naftës shqiptare në rrezik: Spartak Ngjela zbulon sabotazhet e Beogradit dhe luftën e SPAK
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka ngritur shqetësime serioze lidhur me historikun e sulmeve ndaj industrisë së naftës në Shqipëri, duke akuzuar Beogradin për sabotimin e vendburimeve strategjike dhe ndikimin e tij në qeveritë shqiptare gjatë viteve ’90.
Sipas Ngjelës, ndërhyrjet e huaja kanë çuar në shkatërrimin e dy vendburimeve të rëndësishme, përfshirë Shpiragun, i cili ende nuk ka arritur të rikuperohet.
Ai gjithashtu pyet nëse SPAK po merret me këto çështje dhe nëse institucionet e drejtësisë janë të afta për t’i adresuar ato, përcjell “Bota sot”.
Ngjela thekson rolin mbështetës të shkencës amerikane në industrinë shqiptare të naftës dhe nxit nevojën për rikuperimin e sektorit prodhues që u godit rëndë gjatë viteve 1992–1996.
Alpha Male
Силна потенција дури и после 70 години! Рецептот е едноставен
Научете повеќе
ADVERTISING
Shkrimi i plotë
Beogradi prej shumë vitesh ka sulmuar shkencëtarët e naftës në Shqipëri dhe ka sabotuar punën me veglat e veta që ka pasur gjithmonë nëpër qeveritë shqiptare.
I gjithë qëllimi i Beogradit ka qenë sabotimi i ekonomisë shqiptare, dhe ia arriti në vitet 1992 – 1996 Beogradi shkatërroi dy vendburime naftëmbajtëse në Shqipëri, veçanërisht atë të Shpiragut, i cili ende nuk po e merr dot veten
Po SPAK, a po merret me këtë çështje, apo është i kërcënuar?
Të shohim se çfarë do të na thotë shkenca e naftës në Shqipëri në të ardhmen e afërt, sepse dihet prej kohësh që vendburimi i naftës në Shpirag është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.
Megjithatë duhet të theksojmë dhe ta bëjmë të qartë se ndërkohë çështja e naftës në Shqipëri po ndihmohet nga shkenca amerikane dhe nga shkencëtarët amerikanë që po ndodhen në Shqipëri.
Gjithsesi duhet theksuar se kjo është koha që Shqipëria të rikuperohet te industria prodhuese e cila u shkatkreua e gjitha gjatë viteve 1992 – 1996 nga agjentura e Beogradit në qeveritë që kaluan në Shqipëri.
Dhe kemi të dhëna që SPAK po merret shkencërisht edhe me hetimin e kësaj çështjeje.
Le të presim dhe të shpresojmë.
