Skandaloze: kryetarja e nëndegës së PDK-së në Mynhen fyen rëndë Bekim Jasharin: të kanë ndrruar mamitë serbe në spital
Kryetarja e dëgës së PDK-së në Mynhen të Gjermanisë Ferdane Bajrami Alidemi në një postim në facebook i ka reaguar ndaj Bekim Jasharit për shkak se ky i fundit e përkrahu haptazi kryeministrin në detyrë Albin Kurti në mbrojtje të sovranitetit të vendit.
Ferdane Bajrami Alidemi e cila në bazë të shkrimit të saj duket të jetë krejtësisht një analfabete përdori fyerje të drejtpërdrejta, aludime të rënda dhe insinuata të pabazuara ndaj Familjes Jashari, simbolit më të shenjtë të luftës çlirimtare të Kosovës.

“O BEKIM e ti a po na tregon se si është e mundëshme që nga FAMILJA JASHARI të delë një KARCYLLË që e përkrahë Albinsllobodanmillisheviqin kopilin e Sllobodanmillosheviçit që t’a shfarosi gjithë FAMILJEN (por pom bonë me dyshu në ty mos vallë në SPITALË ato MAMITË sërbe të kanë ndrru me tjeter Fëmijë me qëllimë” ka shkruar Ferdane Bajrami Alidemi.
Në përmbajtjen e postimit, ajo përdor një gjuhë denigruese dhe termat që tejkalojnë çdo kufi etik e njerëzor, duke e përfshirë familjen legjendare të Adem Jasharit në narrativa përçarëse dhe akuza të rënda, të cilat nuk kanë as bazë faktike dhe as justifikim moral. Postimi përmban gjithashtu aludime të ulëta dhe teori konspirative që prekin drejtpërdrejt dinjitetin e viktimave të luftës dhe sakrificën e Prekazit.

Ferdane Bajrami Alidemi është aktiviste e vjetër e PDK-së ajo në vitin 2022 ishte zgjedhur kryetare e nëndegës së PDK-së në Mynhen. Ajo shihet me figura të larat të kësaj partie siç janë deputetet Ganimete Musliu, Blerta Deliu,Mërgim Lushtaku etj.

Postimi në fjalë mbetet një dëshmi shqetësuese e degradimit të gjuhës politike, ku mungesa e përgjegjësisë morale dhe respektit për historinë kombëtare shfaqet hapur në hapësirën publike.
