Voca paralajmëron se transformimi i shtetit po sabotohet nga opozita, hedh kritika edhe për BE-në
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës, ligjërues në Universitetin e Hamburgut, Dr. Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në Kosovë pushteti politik ndryshon shpesh, por institucionet që formojnë shtetin mbeten kryesisht të njëjta.
Sipas tij, reforma e drejtësisë dhe gjyqësorit nuk mund të realizohet vetëm me vullnet politik, sepse këto institucione janë autonome dhe kanë struktura të konsoliduara.
Gjithashtu, ai ka theksuar se sabotimi institucional është forma më e sofistikuar e rezistencës ndaj reformës, dhe shfaqet përmes zvarritjeve, duke ruajtur kështu status quo-në e pushtetit të kaluar.
ImageDr. Mirsad VocaFoto galeri
“Në Kosovë, pushteti politik ndryshon më shpejt se sistemi institucional, ndërsa sistemi mbijeton edhe kur pushteti bie. Kjo përbën ironinë themelore të tranzicionit: zgjedhjet prodhojnë qeveri të reja, por jo domosdoshmërisht institucione të reja. Pikërisht në këtë hendek ndërmjet vullnetit politik dhe realitetit institucional zhvillohet beteja reale për funksionalitetin e shtetit.
Prostamid
Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Дознај повеќе
Së pari, kapja institucionale nuk zhbëhet brenda një mandati qeverisës. Reforma e drejtësisë dhe e gjyqësorit nuk varet vetëm nga vullneti politik i ekzekutivit, pasi këto institucione funksionojnë mbi bazën e autonomisë kushtetuese dhe me struktura kadrovike të konsoliduara ndër vite. Kjo krijon një paradoks tipik për shtetet post-tranzicionale: pushteti politik ndryshon, por mekanizmat kyç të shtetit mbeten kryesisht të pandryshuar. Në praktikë, kjo manifestohet përmes vendimmarrjes institucionale që shpesh vepron e shkëputur nga fryma reformuese, por jo domosdoshmërisht e liruar nga ndikimet e trashëguara politike.
“Së dyti, sabotimi institucional përfaqëson formën më të sofistikuar të rezistencës ndaj reformës. Ai nuk shfaqet përmes kundërshtimit të hapur politik, por përmes procedurave, interpretimeve selektive të ligjit, zvarritjeve administrative dhe vendimeve që prodhojnë pasoja politike pa bartur përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ky model reflektohet qartë në:
-zvarritjen shumëvjeçare të proceseve gjyqësore të profilit të lartë,
-vendime kontradiktore për raste juridike të ngjashme,
-mungesën e ndëshkimit efektiv të korrupsionit të nivelit të lartë,
-tolerimin institucional të shkeljeve të dukshme ligjore kur ato prekin figura të konsoliduara të pushtetit të kaluar.
Këto nuk janë devijime të rastësishme, por simptoma të një sistemi që e riprodhon veten përmes inercisë institucionale”, ka thënë ai.
Tutje, Voca ka potencuar se pjesa e vjetër e establishmentit ka ndërtuar rrjete ndërkombëtare që përdorin “stabilitetin” për të ruajtur pozitat e tyre.
Ai ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen e pamjaftueshme, që privilegjon menaxhimin e krizave mbi transformimin institucional, duke rrezikuar që integrimi evropian të mbetet formal dhe jo transformues
