Rron Gjinovci mbron gruan në videon me Kurtin: Duhet ta admirojmë atë, jo ta nënçmojmë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj komenteve për gruan e shfaqur në videon me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se ajo nuk është “një plakë e manipulueshme”, por një grua me intelekt të spikatur.
Sipas Gjinovcit, ajo lexon më shumë se shumica e analistëve dhe madje i ka përmendur Kurtit librin Procesi K.
Ai e ka quajtur poshtërsi reduktimin e një njeriu në moshë, veçanërisht të një gruaje, duke shtuar se videoja është shembull frymëzues i ruajtjes së intelektit gjatë gjithë jetës.
“Ajo e admiron Albinin, por ne duhet ta admirojmë atë grua legjendare”, ka shkruar Gjinovci.
Postimi i Gjinovci:
Zoja në videon me Albinin, legjendarja e “Mos lësho pe!”, nuk osht “nji plakë”, pra thjeshtë nji gru në moshë të cilën po mujka me manipulu kush po dojka. E nderumja ka lexu dhe lexon ma shumë se 90% e hibridave të ashtuqujtun analista. Libri i fundit i saj ishte Procesi K të cilin ia kallxojke kryeministrit. Dyshoj që naj hibrid ka lexu libër në 10 vitet e fundit. 😀
Me ja mohu intelektin briliant nji njeriu e me reduktu në moshë është goxha e poshtër, aq ma tepër nji gruje në shoqninë tonë e cila i ka shtyp fort gratë intelektualisht sidomos në qindra vitet e fundit. Unë fascinohna me atë video kur e shoh atë gru, aspak pse Albini është prezent, por për faktin që ajo lexon dhe flet për libra, kësisoj e jep nji shembull të jashtëzakonshëm të mirëmbajtjes së intelektit gjatë gjithë jetës. Ajo thotë se e admiron Albinin, por na krejt duhemi me admiru atë gru legjendare.
