TË FUNDIT

Fitore Pacolli: Kurti e ka detyruar Serbinë që Kosovës t’ia njohë pasaportën

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli thotë se kryeministri Albin Kurti ka detyruar Serbinë që Kosovës t’ia njohë pasaportën.

Sipas Pacollit, “politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë”.

“Dje, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, në Zyrat e Shërbimit të Jashtëm, ndër të tjera tha që me Propozimin e BE-së, Serbia do t’ia pranojë Republikës së Kosovës pasaportën e saj.

A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë?

Natyrisht, Kryeministri Kurti.

Politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë. Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thotë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *