OPINIONTË FUNDIT

“Partitë me ideologji fetare janë shpërndarë nëpër parti politike me qëllimin që të fitojnë sa më shumë deputetë”

Partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore edhe jozyrtarisht që nga koha e ngërҫit politik. Gjatë kësaj kohe zyrtarët politikë kanë bërë thirrje, deklarata e akuza mes vete, ashtu siҫ ndodhë edhe gjatë fushatës politike.

E tani që fushata zgjedhore ka filluar para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kandidatët për deputetë e pozita tjera në politikë po bëjnë deklarime e premtime të shumta para qytetarëve. Por a janë ‘shpenzuar’ premtimet e tyre gjithë këtë kohë të ngërҫit politik?

Lidhur me këtë ҫështje, njohësi i ҫështje politike Saim Tahiraj thotë për ‘Bota sot’ se, gara politike në këtë fushatë zgjedhore nuk ndryshon shumë nga të tjerat paraprake, me disa ndryshime të vogla.

“Realisht fushata ka filluar shumë më herët dhe shumë akuza dhe kundërakuza janë shpenzuar në këtë parafushatë zgjedhore. Risi në këtë fushatë, për mua është ndryshimi i kursit dhe strategjisë i partive me orientim fetarë. Ato nuk do garojnë si koalicion, por janë shpërndarë nëpër parti politike me qëllimin që të fitojnë sa më shumë deputet dhe agjendën e tyre fetare të islamit politik ta qojnë përpara në Kuvendin e Kosovës”, vlerëson Tahiraj.

Ai thotë se në anën tjetër partitë politike po i shfrytëzojnë këta kandidatë që të përfitojnë sa më shumë vota të xhematit të tyre.

“Mu për këtë arsye po kemi edhe premtime të pakuptimta si ndërtimin dhe restaurimin e shumë xhamive, thua se kemi pak në Kosovë dhe premtimeve tjera religjioze. Kjo simbiozë politike e partive politike me elementin fetar po më duket shumë e pandershme, antikushtetuese dhe e rrezikshme për vet shtetin laik të Kosovës. Uroj që këta individë me këto ideologji politike të islamit politik të mos marrin vota të mjaftueshme që ju siguron ulëse në Kuvendin e Kosovës”, thotë ai.

SIpas tij,nëse kjo ndodhë do jetë një leksion i mirë për partitë politike që mos ta përsërisin këtë formulë tė rrezikshme për shtetin laik të Kosovës.

Analisti Tahiraj thotë se pritet që në ditët në vazhdim gjuha e fushatës të ashpërsohet edhe më shumë.

“Në ditët në vazhdim pres që gjuha do ashpërsohet me akuza dhe kundër akuza, me premtime marramendëse që asnjëherë nuk do realizohen. Një pjesë e popullit do i votoj prapë të njëjtit sepse i kanë hipnotizuar dhe gënjeshtra e tyre besohen më shumë se hallet dhe nevojat e tyre të shumta dhe të përditëshme”, thotë Tahiraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *