TË FUNDIT

Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit

Motra e dëshmorit Afrim Zhitia, Sadete Zhitia, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në facebook ajo ka treguar një bisedë me nënën e saj, e cila mes fjalëve të zakonshme të mëngjesit kishte thënë: “Zoti ma ruajtë atë djalë”, duke iu referuar Albin Kurtit.

Sipas saj, nëna e kujton Kurtin që nga koha kur ai përmendej si i ri që vuante në burgun e Mitrovicës, bashkë me shumë të rinj të tjerë shqiptarë gjatë viteve të robërisë.

““Kur po e shoh Bashkimin, djalin e asaj shpije që na qiti në dritë, në krye të ushtrisë, zemra mal po m’bahet.”

Pasi u mendua pak, mbylli sytë, fërkoi ballin e tha, me zë të dridhur:

“Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka ni dije … sikur po më hjek mall.””, ka shkruar ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *