OPINIONTË FUNDIT

Bytyçi: Heqja e masave dëshmon se Kosova mbetet në agjendën e zgjerimit të BE-së

Ditë më parë, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në të cilën thuhet se Komisioni Evropian ka vendosur t’ia heqë Kosovës shumicën e masave shtrënguese.

Lidhur me këtë, në një prononcim për “Bota Sot”, profesori Enver Bytyçi ka rikthyer në vëmendje gjithë kronologjinë e zhvillimeve që çuan në vendosjen e këtyre masave, duke hedhur akuza të forta ndaj aktorëve ndërkombëtarë dhe rajonalë.

“Komisioni Europian më në fund vendosi që Kosovës t’i hiqen shumica e masave shtrënguese, të cilat u morën në fillim të korrikut 2023. Asokohe këto masa u vendosën me arsyetimin se “Abin Kurti po destabilizon rajonin dhe pë nxit luftë me Serbinë, sepse peruroi në zyra kryetarët e komunave të veriut të Kosovës. Shihni si u zhvillua loja asokohe:

Kryetarët e komunave në veri patën dhënë dorëheqje dhe krijuar kështu nj vacuum institucional në këto komuna, përkatësisht, në Mitrovicën e Veriut, Lepsaviq, Zubin Potik dhe Zveçan. Presidentja Osmani në pajtim me kushtetutën pas shumë përpjekjesh dhe ndërmjetësimesh shpalli datën e zgjedhjeve të reja për në prill të vitit 2023. Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë dhe Bashkimin Europian, gargantuan pjesmarrjen e Listës Srpska në këto zgjedhje të reja. Por serbët bojkotuan, natyrisht me urdhër të Beogradit. Zgjedhjet mund të anuloheshin, por sërishmi europianët dhe amerikanët thanë që ato duheshin zhvilluar edhe pa pjesmarrlen e serbëve shumicë. Kështu u bënë zgjedhjet e natyrshëm që do të zgjisheshin kryetarë të etnisë shqiptare e pakicave jo serbe.

Në tri komuna u zgjodhën shqiptarët si kryetarë komune. Në atë të Mitrovicës së Veriut u zgjodh një boshnjak. Konflikti i Bashkimit Europian me kryeministrin Kurti filloi kur këta kryetarë të zgjedhur u mbështetën nga qeveria për të marrë detyrën. Edhe europianët, edhe amerikanët rekomanduan që kryetarët e rinj të mos shkonin në zyrat e komunave, por t’u rregullohej diçka tjetër, jashtë godinës së këtyre komunave. Kurti nuk pranoi. Serbët morën kurajo nga qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe filluan protestat për të mos lejuar përurimin e kryetarëve të rinj. Atëherë BE dha paralajmërimin”, ka thënë ai.

Sipas tij, presioni ndaj Kosovës nuk nisi fillimisht nga Brukseli, por nga Tirana zyrtare.

“Por nuk ishte BE ajo që e para vendosi masa shtrënguese. Një masë të tillë shtrënguese e vendosi i pari kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama. Ai e kritikoi ashpër veprimin e kryeministrit Kurti dhe anuloi 24 orë para se të niste mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të zhvillohej në Gjakovë. Anulimi u bë në kohën që qeveria e Kosovës e kishte dizanjuar dhe dekoruar tavolinën e mbëedhjes. Rama edhe kërcënoi. Ai nuk donte që kryetarët e zgjedhur të hynin në zyrat e komunave me shumicë serbe. Dhe pas Ramës reagoi presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Si gjithnjë në mbështetje të Serbisë dhe të serbëve. Me insistimin e Francës Këshilli Europian vendosi masat shtrënduese, me të cilat Kosovës iu bllokuan qindar milionë euro kredi dhe grante për zhvillinin e saj.

Këto masa qëndruan si çekiç politik mbi qeverinë Kurti dhe financiar mbi ekonominë e Kosovës. Edhe tani që u dha njoftimi për heqjen e shumicës prej tyre pati debate të shëmtuara. Pavarësisht se tashmë kryetarët serbë pas zgjedhjeve të tetorit janë promovuar në zyrat e tyre, Franca dhe Italia, por edhe Hungaria dhe Sllovakia hezituan të pranojnë heqjen e këtyre masave. Disa thoshin se “po të hiqen masat ndihëmojmë Albin Kurtin në zgjedhjet e 28 dhjetorit”! Të tjerë thoshin se moskrijimi I institucioneve për një kohë të gjatë ngjallë skepticizëm dhe dyshime për konsolidimin e demokracisë. Dikush thoshte se “duhet të shohim se si do zbatohen kriteret demokratike të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe më pas të heqim këto sanksione”! Sido që të jetë shumica prej tyre tashmë u hoqën”, ka vlerësuar ai.

Gjithashtu, Bytyçi ka vlerësuar se zhvillimi i fundit përbën një sinjal pozitiv për të ardhmen europiane të Kosovës, megjithëse ngre dilema për qëndrimet e disa shteteve anëtare të BE-së.

“Është jam shumë pozitiv ky, nëse kemi parasysh prognozën e errët të para dy-tri ditëve. Heqja e këtyre masave dëshmon se Kosova mbetet në axhendën e zgjerimit të Bashkimit Europian. Heqja e plotë e tyre besoj se do çojë në shqyrtimin e kërkesës së instituciomneve të Kosovës që vendi të marrë statusin e vendit kandidat. Ndoshta më pas, me insistimin e Francës, mund të shqyrtohet edhe kërkesa e Aleksandër Vuçiq, sipas të cilit BE duhet t’I pranojë në bllok vendet kandidate të Ballkanit Perendimor. Megjithëse për mua duhet që energjia e Kosovës të shkojë në drejtim të integrimit në NATO. Por ajo që më bën përshtypje ka të bëëjë me faktin se tashmë nuk janë vendet që nuk e njohin Kosovësn (përveç Sllovakisë) ato që bllokojnë integrimin e Kosovës në BE. Janë vende, të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës, si Franca, Italia dhe Hungaria. Ky është paradoksi I vërtetë”, ka shtuar ai.

Në fund, Bytyçi ka theksuar se pengesë për integrimin e Kosovës nuk janë mos‑njohjet

“Interesant është gjithashtu fakti se këto tri vende kanë një marrëdhënie speciale me kryemafiozin e Europës, kryeministrin e Shqipëris, Edi Ramën. Dhe duket sikur pengesë për Kosovën dhe integrimin e saj euro-atlantik është tashmë jo mos-njohja, psh prej Greqisë, Spanjës dhe Qipros, por mafia politico kriminale europiane. Eshtë ky një paradoks edhe në sensin se bllokimi dhe masa të tilla kundër Kosovës kanë shkuar në dobi të planeve ruse për destabilizimin e rajonit. Dhe paradoksi më I madh ishte dhe mbetet se ndërsa Edi Rama në një samit të NATO-s në vitin 2022 u kërkoi homologëve të kësaj aleance të mos merren masa kundër Serbis, pse kjo nuk vendosi sanksione kundër Rusisë, e ndërkohë në fund të qershorit 2023 kërcënoi Kosovën em sanksione dhe bëri vetë hapin e pare në këtë drejtim!

Çudirat nuk kanë mbaruar ende. Dhe janë çudira që nuk do të donim të shihnim as t’i dëgjonim, madje duke u lutur që më mirë të ishim pa sy e pa veshë, vetëm të mos jetonim paradokse të tilla!”, ka përfunduar Bytyçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *