A ia vlejti puna e Qeverisë Kurti?
A ia vlejti puna e Qeverisë Kurti?
Po.
Për herë të parë pas shumë vitesh Kosova përmendet si interes strategjik amerikan në dokumente serioze të sigurisë.
Po konfirmohet integriteti territorial pa coptime, pa lëvizje kufijsh, pa ndarje.
FSK-ja si strukturë mbrojtëse legjitime po merr mbështetje serioze!
Asnjëra nga këto nuk janë dhurata, politika e interesave nuk dhuron asgjë! Këto janë rezultate të qëndrueshmërisë institucionale dhe refuzimit të pazareve.
A ia vlejti kundërshtimi ndaj emisarëve të komprometuar nga ruso-serbët?
Po, edhe pse me kosto afatshkurtër, dhe sanksione paradoksale që nuk kishin si t’i rezistonin kohës!Kosova bëri mirë që zgjodhi seriozitetin e veprimeve shtetërore dhe rrëzoi alibinë e krijuar nga politikanët e dështuar!
Duke zgjedhur parimet mbi servilizmin, duke zgjedhur Sovranitetin mbi “zgjidhjet kreative” me „ kompromise të dhimbshme „ dhe duke i dhënë shtetit përparësi mbi pazaret personale të ndërmjetësve të korruptuar, Kosova u ruajt dhe u bë test i qartë i ndërshmerisë së emisarëve, diplomatëve
dhe ambasadorëve ndërkombëtar!
Koha, mikja e madhe e të vërtetës dhe armikja e pa kompromis e gënjeshtrave po e konfirmon se rezistenca ndaj presionit të gabuar ishte zgjedhja e duhur.
A ia vlejti rezistenca?
Po.
Rrezistenca e ruajti Kosovën nga skenarët e Bosnjëzimit, e mbajti FSK-në gjallë dhe në rrugë zhvillimi dhe e detyroi politikën ndërkombëtare ta shohë Kosovën si subjekt, jo si objekt negociatash e tutje si monedhë këmbimi!
Shtetet nuk janë forcuar kurrë duke u përkulur, por duke qëndruar.
A dolën blof zërat për largimin e amerikanëve nga Bondsteel?
Po. Totalisht blof.Dhe nuk kanë si të dalin ndryshe zërat e luftës hibride të Serbisë!
Për rikujtim, dhe mbamendje: Bondsteel më së paku është bazë ushtarake
Bondsteel është „ spirancë“, ankorë strategjike e SHBA-së në Ballkan, dhe digë e pa kapërcyeshme për Serbinë, Rusinë dhe çdo aventurë destabilizuese
Ata që përhapën zëra kapitullues ishin pjesë e luftës hibride kundër Kosovës
Rezistenca ka qenë, është dhe do të mbetët përgjithmonë e vetmja rrugë për shtetndërtim.
A ia vlejti puna e Qeverisë Kurti?
PO! Ajo që ndodhi në SHBA është konfirmim dhe verifikim politik!
