FBI mbyll debatet, Mekuli: Ranë maskat, opozita foli me gjuhën e Beogradit
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas raportit të FBI-së, ku vërtetohet se sulmi në kanalin Ibër–Lepenc është organizuar nga struktura kriminale të lidhura me Serbinë. Sipas raportit, mostrat e dheut në çizmet e vëllezërve Viçentijević përputhen plotësisht me vendin ku u vendos eksplozivi, ndërsa grupi kishte vëzhguar edhe KFOR-in amerikan dhe Njësinë Speciale të Kosovës.
Mekuli kritikon ashpër partitë opozitare dhe disa media në Kosovë, duke thënë se ato për muaj të tërë përdorën të njëjtën retorikë si Beogradi, duke pretenduar se sulmi ishte “i inskenuar nga Kosova”. Ai thekson se faktet e FBI-së rrëzojnë çdo manipulim dhe se “mendimi në një vijë me Serbinë e vendos automatikisht dikë kundër interesit të Kosovës”
Sipas tij, opozita duhet të kritikojë qeverinë për punë dhe rezultate, jo të përsërisë propagandën serbe.
Postimi i plotë:
Pse po çuditeni pse heshtë BE dhe Amerika, kur opozita është në një vi me Serbinë?
Raporti i FBI-së sot mbylli çdo dilemë: sulmi në kanalin Ibër–Lepenc u organizua nga struktura kriminale të lidhura me Serbinë. Mostrat e dheut në çizmet e vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijević përputhen 100% me vendin ku u vendos eksplozivi. Grupi kishte vëzhguar KFOR-in amerikan dhe bazën e Njësisë Speciale. Ky është akt terrorist i mirëfilltë, me planifikim profesional dhe me qëllim destabilizues.
Dhe megjithatë…
Për muaj të tërë, Serbia deklaronte se “Kosova e ka inskenuar sulmin”.
Po të njëjtën gjuhë, me të njëjtën retorikë të neveritshme, e përdornin edhe parti opozitare në Kosovë, media dhe analistë që flasin pa përgjegjësi, pa fakte, pa tru.
Ky është skandali i vërtetë.
Kur faktet vijnë nga FBI-ja, kur prova shkencore është e padiskutueshme, bie maska e të gjithëve që dolën në anën e propagandës serbe; me vetëdije ose nga budallallëku.
Dhe po del e qartë: me mendu si Serbia, automatikisht të vendos përballë interesit të Kosovës.
Opozita duhet të kritikojë qeverinë për punë, për rezultate, për përgjegjësi; JO TË PËRSËRISË propagandën e Beogradit.
Bashibuzuka,
Kosova nuk është fushë eksperimentesh për karriera politike të çoroditura.
