TË FUNDIT

Mos lësho pe!

Sllogan me rëndësi historike në kthesat aktuale, kur ato mund të sjellin ndryshime esenciale mes së vjetrës, me peshë të rëndë mbi popullin, ose së resë që e çliron popullin nga ajo barrë e rëndë nën “mengela të shtrënguara” shekullore të regjimit fashist serb, deri te gjenocidi i ushtruar pa mëshirë ndaj një populli i cili nuk pati rrugë tjetër përpos t’i kapë armët për të mbrojtur trojet dhe pragun e shtëpisë, i organizuar nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë (Kosovës), e drejtuar nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili me shembullin e tij unik në rruzullin tokësor u flijua me tërë familjen për t’u bashkuar djemve dhe vajzave që u rreshtuan në moshë të hershme, jomadhore, për të mos mbetur kurrë nën thundrën e shkaut.

Shkja, shprehje nënçmuese, sepse kështu vetë deshi ta identifikonte veten, duke edukuar e nxitur rininë dhe popullin e vet që të silleshin ndaj popullit fqinj paqësor shqiptar, për fatkeqësinë tonë gjeografiko-historike.

Me qëllim e kopjova apo e huazova këtë sllogan që nënkupton se plotësisht pajtohem me të, sepse lindi nga një nënë tipike shqiptare, me atë shami të bardhë që simbolizon paqen në njërën anë, ndërsa në anën tjetër mban në vete kujtimet, dhimbjet dhe barrën e rëndë të gjenocidit serb, të cilin as nuk e kërkoi, as nuk ia bëri hyzmetin, por u mbrojt e pafuqishme nga një bishë e ardhur nga Karpatet e Rusia cariste, e cila e kishte pjesë të edukatës dhe jetës dhunën, terrorin dhe zhdukjen e popullit shqiptar, më i vjetri në Ballkan dhe Evropë.

Me mburrje e huazova këtë titull shumë domethënës, edhe më shumë sepse u shqiptua nga një loke e cila, me sinqeritet, respekt, besim dhe admirim, ia shprehu Kryeministrit Albin Kurti, duke e konsideruar si birin e saj dhe birin e të gjitha nënave. Ajo ia puthi dorën dhe ai, me të njëjtin respekt e përulësi, ia puthi dorën asaj nënë në moshë, e cila iu drejtua: “Mos lësho pe”.

Porosi historike, sepse ajo nënë ishte e vetëdijshme se kujt po ia drejtonte, duke besuar se amanetin do ta çonte në vend. Deri tani, ai realisht e ka zbatuar.

Iu drejtua njeriut që e ndan fatin me popullin e vet dhe nuk dëshiron të dallohet nga ata as në jetën e përditshme, sepse nuk jeton jetë superluksoze me shtëpi, banesa e vila të siguruara me mjete të abuzuara nga populli.

Jam i bindur se shumica e popullit, si pjesë e këtij realiteti të përditshëm, do ta përqafojë këtë porosi të dhënë nga nënëlokja me sinqeritet të plotë, sepse për ta realizuar këtë porosi — që nënkupton liri, sovranitet dhe Dardani të plotë e të pacunguar — duhet favorizuar me votë ai që e meriton: Kryeministri aktual dhe i ardhshëm, z. Albin Kurti, njeriu që e dëgjon popullin, jeton me popullin, merr porositë me seriozitet dhe përgjegjësi dhe i zbaton përmes politikave që u shërbejnë qytetarëve, duke qenë gjithmonë i gatshëm të japë llogari.

Nënëlokja, e cila mbi shpinë ka bartur peshën e rëndë të jetës nën regjime fashiste, kishte bindjen se ky do të jetë personi që, duke u bazuar në punën e tij pesëvjeçare, veçanërisht në raport me Serbinë gjenocidale, pavarësisht pengesave nga brenda dhe jashtë — fatkeqësisht edhe nga mercenarë të Serbisë — nuk u ndal, por vazhdoi rrugën e vet, duke i dalë zot atdheut dhe popullit të shtypur e të poshtëruar, pa menduar për pushtetin si privilegj, por si përgjegjësi për ta nxjerrë popullin nga presionet dhe për ta radhitur të barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit dhe Evropës.

Në paraqitjet e tij në instancat ndërkombëtare, ballëhapur dhe pa u nënshtruar, ai u dëgjua me admirim nga miqtë tanë dhe me xhelozi, urrejtje e frikë nga armiqtë tanë, sepse nuk u përkul dhe nuk lëshoi pe.

Nënëlokja, duke ia puthur dorën Albin Kurtit dhe duke e quajtur birin e të gjitha nënave të Dardanisë, i dha një vlerësim që deri sot askush tjetër nuk e ka marrë. Kurti, me inteligjencën dhe përkushtimin e tij ndaj popullit dhe kombit, këtë porosi e shndërroi në sllogan dhe program politik: me Serbinë fqinjësi, por kurrë besim.

Pushka e ngritur për çdo eventualitet, por kurrë në rolin e agresorit; vetëm për mbrojtje, përmes forcave vetanake dhe Forcave të Sigurisë së Republikës së Dardanisë, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare, me në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Komandantin aktual të FSK-së, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari, nga familja heroike e Jasharajve.

Heroizmi dhe lufta e tyre për liri janë shndërruar përjetësisht në edukatë patriotike për brezat që vijnë.

Porosia “mos lësho pe” është e qartë: marrëveshjet që dëmtojnë interesat e vendit nuk duhen pranuar. Historia e ka dëshmuar këtë.

Qytetarë të nderuar, kudo që jetoni — në atdhe apo diasporë — votoni me vetëdije për ata që mbrijnë interesat qytetare, kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Dardanisë.

Iu priftë e mbara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *