TË FUNDIT

Kryeziu: Mediet në Kosovë janë të lira të paraqesin si lajm të ri edhe një raport të para 7 muajsh

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi disa media publikuan si aktual një raport të vjetër për Indeksin e Lirisë së Medias, raport i cili daton nga para shtatë muajsh.

Sipas verifikimit të Hibrid.info, lajmi i vjetër është publikuar si i ri nga mediat klankosova.tv, ekonomiaonline.com, gazeta10.com, lajmi.net, paparaci.com, gazetametro.net, demokracia.com, orainfo.com, jepize.com dhe radiostargjilan.com, si dhe nga disa faqe në Facebook.

Duke iu referuar këtij publikimi, Kryeziu reagoi në Facebook duke shkruar: “Mediet në Kosovë janë të lira për të paraqitur si lajm të ri edhe një raport të para 7 muajsh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *