TË FUNDIT

Bashkimi Evropian publikon pamje nga takimi i Kurtit me Borell dhe Lajçak

Bashkimi Evropian publikon pamje nga takimi i Kurtit me Borell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar që dje në Bruksel.

I njëjti sot është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas përfundimit të këtij takimi, përfaqësuesit e BE-së tashmë kanë nisur një takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Pas pak pritet që në Bruksel të zhvillohet edhe takimi kryesor ai në mes Kurtit-Vuçiq si dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

Sot në Bruksel po qëndron edhe Emisari amerikan , Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht është marrë nga afër në lidhje me zhvillimet Kosovë-Serbi.

Pritet që pas takimit kyç në një konferencë për media, Borrell të jap edhe detaje shtesë se çfarë në fakt janë dakorduar palët përgjatë këtij takimi.

Nga BE-ja janë publikuar edhe pamjet e takimit të Kurtit me Borrell dhe Lajçak./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *