TË FUNDIT

Lushtaku: I them Albinit “lidhi…”, reagon ashpër Albulena Haxhiu – ja mesazhi i saj

Po vazhdon përplasja verbale ndërmjet kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lushtaku pas deklaratës për ish-deputeten e LVV-së, Adriana Matoshi ka folur sërish në një lidhje direkte në Debat Plus.

Në deklaratën e tij, duke thënë se një gjuhë të tillë e ka nxitur vetë LVV, tha ndër të tjera “I them Albinit lidhi këto kudra…”.

E pas deklaratës së tij, ka reaguar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Jo, Sami, jo. As frika, as presioni nuk funksionojnë te gratë e Lëvizjes. Ti flet me banalitet. PDK: çele guri gojën çele. Asnjë nuk guxon me kundërshtu dhe kjo e bën problemin politik, jo personal. Ne nuk i nënshtrohemi kësaj gjuhe. Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike. Por kjo mendësi po bie. E dini ju krejt se nuk ia dilni me neve”, shkruan ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *