TË FUNDIT

Kurti përfundon takimin me Borrell dhe Lajçak, zyrtarët evropianë takojnë tani Vuçiq-in

Kurti përfundon takimin me Borrell dhe Lajçak, zyrtarët evropianë takojnë tani Vuçiq-in

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo është bërë e ditur nga raportuesit në Bruksel.

Takimi në mes Kurtit dhe dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian ka filluar në ora 15:00.

Me të përfunduar ky takim tashmë zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë nisur takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Pas përfundimit të këtij takimi pritet që Kurti dhe Vuçiq të kenë një takim të përbashkët, bashkë me zyrtarët e BE-së.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Siç është raportuar deri më tani pritet që Kurti dhe Vuçiq sot të pranojnë propozimin franko-gjerman, pa diskutim të mëtejme.

Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *