Foto me Lladrovcin ndez kureshtjen, Shpend Ahmeti i qartë ndaj spekulimeve
Një foto e fundit ka bërë xhiron e mediave, ku shihen kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një takim mjaft të afërt dhe miqësor.
Ahmeti, i cili prej kohësh nuk është aktiv në politikë, duket se ka mbajtur një komunikim të ngrohtë me Lladrovcin, duke ndezur interesimin e publikut dhe mediave për një bashkëbisedim apo ndoshta një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.
Takimi i dy figurave të njohura politike është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, derisa vet Ahmeti e bërë të qartë se nuk do të hyjë në politikë.
“Para se me më pyt mediat e para se me u shpërnda në rrjete, Jo, nuk jam tu hy në politikë. Kam miq në çdo parti dhe me qef i takoj sa herë që i shoh dhe ja u them atë që mendoj. Falemnderit për vëmendjen”, shkroi ai në Facebook.
