OPINIONTË FUNDIT

“Pro-amerikanizëm i rremë”: Ramabaja ‘shpërthen’ pas vizitës së Hamzës në SHBA – ja çka thotë

Vizita e kreut opozitar Bedri Hamza në Shtetet e Bashkuara ka nxitur reagime të shumta në skenën politike të Kosovës, përfshirë edhe një përgjigje të ashpër nga profesori Sadri Ramabaja.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ramabaja e cilësoi retorikën opozitare rreth “momentumit të ri pro-amerikan” si konstrukt propagandistik, duke theksuar se takimet formale në Uashington janë pjesë normale e diplomacisë dhe nuk përfaqësojnë mbështetje zgjedhore apo sinjal strategjik nga SHBA, përcjell “Bota sot”.

Ai argumentoi se interpretimet që e paraqesin vizitën si “shenjë rikthimi në pushtet” janë narrativë politike, jo analizë gjeopolitike.

Shkrimi i plotë

Retorika e opozitës: “Koha e re pro-amerikane” si konstrukt propagandistik

Pretendimi se një vizitë formale e një lideri opozitar në SHBA [Shtëpinë e Bardhë?]shënon ndryshim strategjik është i paqëndrueshëm. Vizita të tilla janë rutinë diplomatike dhe nuk përkthehen në favorizime elektorale.

Retorika që e paraqet këtë si “shenjë të rikthimit të opozitës në pushtet” është kampanjë narrative, jo analizë gjeopolitike.

Një analizë gjeopolitike sado sipërfaqësore do ta përmbyste këtë narracion të pretenduar të opozitës për të krijura momentum të ri politik.

Në rastin e Ballkanit, Ëashingtoni ndjek tri parime të pandryshueshme strategjike:

a) Stabiliteti rajonal si prioritet i sigurisë;

b) Mbështetje për institucionet, jo për individët;

c) SHBA nuk ndërhyn drejtpërdrejt në proceset zgjedhore të shteteve demokratike.

Kjo është e sanksionuar në: “Foreign Assistance Act”, në “Leahy Laës”, në “US National Security Strategy” (doktrina e mos-favorizimit të partive në zgjedhje).

Pra, çdo narrativë që e interpreton një takim si “mbështetje për fitoren e një partie” është politikë e brendshme, jo realitet strategjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *