TË FUNDIT

Gërvalla: Lumirit mos ia shih fjalët, por veprat

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e njëherësh edhe përfaqësuesja e Listës Guxo, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për të ndaluar votimin jashtë zyrave diplomatike për diasporën.

Në një deklaratë të shkurtër, ajo ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi partia e tij ka deponuar në PZAP ankesë kundër votimit të mërgatës në qendra alternative të votimit.

“Lumirit mos ia shih fjalët, por veprat,” u shpreh Gërvalla.

Edhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili miratoi ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për ndalimin e hapjes së hapësirave shtesë për votimin e diasporës jashtë lokacioneve zyrtare diplomatike.

Kujtojmë s mbrëmë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e LDK-së dhe ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke ndaluar hapjen e Qendrave të Votimit jashtë përfaqësive diplomatike.

Sipas PZAP, vendimi i KQZ-së për të hapur qendra votimi në lokacione të tjera jashtë ambasadave është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloret zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *