LVV në koalicion me këto parti – LDK, PDK e AAK e Nisma i hyjnë garës të vetme
Nisma konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje
23 subjekte politike, prej të cilave tri koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, në mesin e tyre edhe Nisma Socialdemokrate, kanë plotësuar online deri në orën 23:30 formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka bërë të ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Në orën 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme.
Subjektet politike aplikuese
Koalicionet:
1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
Kosovaki Nevi Romani Partia
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU
LISTA SERBE
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
FJALA
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK)
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK)
KOSOVSKI SAVEZ
NISMA SOCIALDEMOKRATE
Iniciativat qytetare
PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE
INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË
Kandidatët e pavarur
NEDŹMIDIN SEJDILAR
Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
30.11.2025 – 23:22
Garës zgjedhore i bashkohen edhe dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur
Iniciativat qytetare Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve dhe Iniciativa Qytetare për Kosovë do të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, ndërkohë që garës do t’i bashkohet edhe Nedźmidin Sejdilar si kandidat i pavarur.
Lajmi për KosovaPress u bë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Ndërkohë deri në përfundim të afatit kanë mbetur më pak se një orë Nisma Socialdemokrate ende nuk ka formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme.
Sonte, e diel, 30 nëntor 2025, në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme.
30.11.2025 – 22:33
AAK garon e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës pa koalicion parazgjedhor në krahasim me zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit kur ishte bashkë me Nismën.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezei ka bërë të ditur për KosovaPress se në orën 22:00 AAK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si subjekt i vetëm politik.
Sonte, e diel, 30 nëntor 2025, në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme.
Deri më tani, 19 subjekte politike, prej tyre tri koalicione kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e dhjetorit, i fundit prej tyre ishte ai i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane, ndërsa më herët këtë e bënë edhe dy koalicionet tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB), Boshnjaçka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
Partitë politike që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: PDK, LDK, AAK-ja, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, KDTP, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Lista Serbe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).
Po ashtu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor.
Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur, që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
30.11.2025 – 21:19
Vetëvendosje garon në zgjedhje si koalicion me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në
Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 20:30 të ditës së diele, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Tri nga këto subjekte politike janë koalicione që janë deklaruar në KQZ.
Në mesin e këtyre koalicioneve të deklaruara është edhe koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Këto të dhëna janë bërë të ditura për nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka njoftuar se “deri më tani (e diel, 30 nëntor, ora 20:30) 17 subjekte politike kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, i cili, sipas tij, “është i ngjhëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore”.
Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:
“Koalicionet:
1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
6. Kosovaki Nevi Romani Partia;
7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
13. SRPSKA LISTA;
14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
15. FJALA;
16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).
Subjeketet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë”, ka njoftuar Elezi.
30.11.2025 – 21:18
16 subjekte politike, dy prej tyre koalicione konfirmojnë pjesëmarrjen deri më tash për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Deri më tani, e diel, 30 nëntor 2025, ora 18:00, gjashtëmbëdhjetë subjekte politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore, raporton KosovaPress.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress, se dy prej tyre janë koalicione: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga tri parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga tri parti politike: Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB), Boshnjaçka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
Partitë politike që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë LDK, PDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, KDTP, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Lista Serbe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).
Po ashtu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor.
Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur, që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë, sonte në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28 dhjetor 2025.
