Dalin detaje nga tërmeti i sotëm në Turqi, ka të vdekur dhe të plagosur
Dalin detaje nga tërmeti i sotëm në Turqi, ka të vdekur dhe të plagosur
Një tërmet tronditi Turqinë juglindore të hënën, duke mbetur një person një i vdekur dhe 69 të plagosur. Kështu duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, thanë autoritetet turke.
Ky tërmet goditi tre javë pas një tërmeti masiv që vrau më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri, shkruan Reuters.
Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë shtypi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vendosur në pesë ndërtesa.
Tërmeti, i cili goditi provincën juglindore të Malatya, u vlerësua nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare me magnitudë 5.2 ballë.
Raportet e mediave thanë se dy persona besohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese.