TË FUNDIT

LIVE: Qeveria miraton fondet për pagat e RTK-së, Kurti: Janë siguruar nga kursimet

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për shpronësim të pronave të paluajtshme në Gjakovë, gjë që do t`i hapë rrugë ndërtimit te fabrikës së municioneve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se me ndërtimin e kësaj fabrike do të ngritën kapacitetet mbrojtëse të vendit.

“Në mesin e pikave të rendit te ditës kemi një më të veçantë, kërkesën për shpronësim të pronave të palujtshme ish-shoqërore të menaxhuara dhe administruara nga AKP-ja, në Gjakovë për ndërtimin e zonës industriale. Me miratimin e saj i hapim rrugë ndërtimit të frabrikës së municioneve që do t’i shërbej ushtrisë tonë dhe do t’i rris kapacitetet tona mbrojtëse. Këtë vendim e bën më të veçantë ajo që po e miratojmë në ditën e forcës”, ka deklaruar Kurti.

Në fund të vitit të ardhshëm ekzekutivi ka paraparë që të dalin municionet e para nga kjo fabrikë.

“Municionet e para do të dalin në fund të vitit 2026. Kjo zonë do të shërbej edhe për investitorët tjerë dhe do të prodhohen dronët e parë ushtarak.

Në mandatin e radhës do të investojmë mbi 1 miliard euro në mbrojtje, duke ngritur Forcës e Sigurisë së Kosovës e forcojmë edhe partneritetin me aleatë”, ka shtuar ai.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme pritet të ndajë buxhet për pagat e Radio Televizionit të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mjetet do të ndahen nga kategoria e kursimeve.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Ditën e Hapur”, e cila mbahet me rastin e ‘Ditës së Forcës’, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

——

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë tha se do të ndahen mjetet për RTK-në e ato janë nga kategoria e kursimeve.

Ai tha se kjo zgjidhje është veçse një improvizim i detyruar.

“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraftin për RTK-në me shpresën që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe themelimin e komisioneve parlamentare të arrihet zgjidhja e duhur, për të cilat kishin përgjegjësi të gjitha partitë politike.

Ne nuk kishim votat e mjaftueshme, pasi partitë e tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK-në.

Siç ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati në konferencën për media, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje po ndajmë mjetet e nevojshme nga kategoria e kursimeve. Kjo zgjidhje e sotme apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta miratuar aty buxhetin e RTK-së”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *