Adriana Matoshi i reagon Lumir Abdixhikut: Me 19 nëntor ku ke qenë ti, o djalosh?
Ish-deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kishte synuar të votonte pakon e rritjes, buxhetin e komunave dhe raportin e RTK-së.
Matoshi e ka mohuar këtë, duke e pyetur publikisht Abdixhikun se “ku ka qenë më 19 nëntor”, duke thënë se ajo dhe të tjerët ishin në sallë, ndërsa ai jo. Ajo ka publikuar edhe një fotografi, ku pretendon se Abdixhiku mungon.
Postimi i plotë:
edhe qito e niva
lumiri paska thone se ai paska dashte me i votu marrveshjet ndërkombëtare, buxhetin e komunave edhe raportin e RTK-se.
ke dashte?
me 19 nentor ku ke ti o djalosh? Se na tjeret u mledhem edhe ju pritshim, ama ty nuk t’kam pa. Qe une ku jom, ama ty ne foto nuk po t’gjej. Qe foto, lype veten.
mos u bon si perparim qibriti se marre. s’ju ka hije partine e Rugoves me kthy ne parti te fullirantave.
